Gëzofshim t’shtrenjtën pavarësi!

Kultura

Gëzofshim t’shtrenjtën pavarësi!

Nga: Sami Arifi Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 08:27
Autori Sami Arifi

Gjaku i trimave s’shterroi kurrë,
për t’ngritur n’pjedestal flamur!
Armiqtë kositën por s’mundë t’na farojnë,
shumë na pakuan;
nënat heroina trimat dhjetëfishuan!

Nënat shqiptare kurrë nuk shterrojnë!
Me qindra e mijëra trima dhjetëfishojnë!
Çlirimtarët luftën kurrë se ndaluan,
derisa atdheut lirinë ia pruan!

S’bashku me shtetet yje të demokracisë,
Kosova ndërtoi frymën e shtetësisë!
Urime Kosovë me ushtri unike,
në frymën e përbashkët me shtetet demokratike!

Mikun e madh;
falënderojmë për ndihmë në shtetformim,
që ushtria jonë t’ketë unifikim!

Kjo rrugë e shtrenjtë kurrë s’do të ndalojë,
derisa n’truall t’shqipes pavarësi e plotë t’gëzoi!
Urime, gëzofshim t’shtrnjtën pavarësi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat