Evropë! - Unë e kam flamurin!

Kultura

Evropë! - Unë e kam flamurin!

Nga: Ylli Mece Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:30
Ylli Mece

I shtrëngova duart grusht

Dhëmbët theva prej inatit

Se jam bir i kësaj toke

Kosovar që s'pret prej fatit

Nëse unë e kam flamurin

Pse në shtizë vure një tjetër?

Do t'më thuash se lirinë

Ti ma fale "zuskë e vjetër"?!!

Unë nder shekuj vrullshëm renda

Për Atdhe...e për flamur

Bota hiq..se nuk e dashka..

Ata hiq.... e ne prapë vur!

Ky flamur më duket ndryshe

Nuk më duhet jo për besë!

Se pa drite ...çdo lule vyshket

Pa një zemër...çdo komb vdes!

Si se njohe kurrë shqiptarin?

Moj Evropë ...që rri mbi letër!

Ne Lirinë edhe Flamurin...

Nuk e ndrrojmë me asgjë tjetër!

Nëse fale një flamur

Dhe e morën pa e parë

Sytë vallë ku i kishin?

Se me gjak ky s'eshte i larë!

Ah moj kohë e padrejtësive

Si me vjen kështu maskuar

Pse ma ndan më dysh flamurin

E pse më bën të rrebeluar?

A e di ti moj Evropë

Se flamurin kam Atdhe?

Nëse ti ma heq shqiponjën

Kot që rrojmë, përmbi dhe!

Po të them: Mos më godit!

Mos godit mbi gjak të rënë

Padrejtësive shekullore

Pse u shton nji më të rendë?

Këtë "dhuratë" unë nuk ta dua

Është turp turp për besë

Unë e kam në shpirtin tim

Dhe në zemër do të mbesë!

Ndaj dhe zemra me rreh fort

Gjakun që kalon në rremba

Nuk ma ndal dot as me plumb

Nuk ma lidh as tel me gjemba!

Ne shqiptarët që prej motit.

Pak i pamë lulet e fushës

S'na la tymi i barotit

Nuk na lanë erërat e luftës.....!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat