Tahir Bezhani poeti dhe tregimtari i spikatur i mallit dhe dhimbjes

Kultura

Tahir Bezhani poeti dhe tregimtari i spikatur i mallit dhe dhimbjes

Nga: Gjon Marku Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 18:37
Gjon Marku

Të gjykosh për një vepër letrare të re, aq më tepër për opusin letrar të një autori, kur ballafaqohesh me botime të panumërta, është jo e lehtë, por nga ana tjetër të kesh në dorë veprwn letrare të Z Tahir Bezhani, i cili rri me dinjitet në prurjet më të mira të letërsisë bashkëkohore, kjo ta përforcon bindjen se letërsia bëhet kudo ku ka krijues të talentuar. Ashtu siç ka ndodhur kohë pas kohe: me poetët e Lezhës, Tropojës apo Tepelenës të viteve ’80, apo me emra të spikatur të sotëm në poezi e prozë në Pogradec, Shkodër, Kukës, Elbasan, Malësi të Madhe, Sarandë etj.

Për poetin, tregimtarin apo kritikun e spikatur Tahir Bezhani është shkruar e do të shkruhet dhe në të ardhmen, për vete faktin se ai prej vitesh nuk ka heshtur, por me shumë përkushtim dhe vetedije ka mbajtur dhe na ka dhënë qëndrimin e tij rreth problemeve të ndryshme qoftë ato sociale apo kulturore e sidomos duke na dhënë tregime dhe poezi të një lloj krejt të veçantw, monografi të spikatura dhe vështrime kritike të qënësishme dhe mjaft të vlefshme.

Nëse do t’a kishim vështruar integralisht punën dhe veprimtarin e tij, ajo është e

gjërë si dhe tërë aktiviteti i tij letrar, por duke i shtuar edhe veprimtarinë e tij si njeriu dhe intelektuali që ka mbajtur qëndrimin e tij atwherw aktivitet shumëdimensional i ngjanë një shtegëtimi biblik dhe gjithkohësh, natë ditë-ditë natë, jo pa sakrifica e për më tepër, pa llogaritur për vete kurfarë shpërblimi individual edhe pse nuk mund të mohohet vetëdija e tij e mprehtë për ndryshimin e kjo nuk është një ëndërr koti, por një luftë e vështirë për drejtësi njerëzore dhe shoqërore. Pa diskutim Tahir Bezhani është një mjeshtër i përpunimit artistik të fjalës së shkruar, por dhe i frazës dhe frazologjisë shqipe, me fijet e artit të kulluara, ku ai ka endur në mbi gjysëm shekulli një gjerdan poezish tregimesh e shkrimesh të shquara, nga ato që kanë zënë vend në panteonin e vlerave kombëtare.

Nëse do të ndaleshim posaçërisht në vlerat e autorit Tahir Bezhani, nuk mund të lëmë pa thënë se që në titujt e librave vihesh në mendime: a thua bëhet fjalë për ndonjë “Perplasje të përjetshme kohësh” që merr frymë në “Errësirë” e përcilltet në një moment të vonuar apo një “Piskamë e ardhur prej shekujsh” në një “Truall legjendash” e historish gati mitike që rend në “Muret e heshtjes individuale” shpesh kjo i jep peshë “Lotit që nuk ndalet”.

Por kur e lexon apo vë në tavolinë veprën poetike tw këtij autori, kupton se nuk është një ndalje apo kalim nëpër ato që ndodhin rëndom në natyrë duke prekur dhe njeriun, por se ke të bësh me një poezi të karakterit universal. Brenda këtij opusi lexuesi prek një tjetër botë, gati të panjohur, dhe pse qasja e parë e autorit duket se ka qenë koha e një jete reale, apo shembëllesa e jetës në këto anë të Veriut, përgjatë gjysmës së dytë të shekullit tw XX-tw.

Vemendja e tij, të cilit nuk i shpëtonte asgjë dhe ajo vellua gogoljane e sarkazmës së tij, duke vijuar me dinjitet rrugën e vet të shkrimit dhe publikimit.

Duke e vështruar tërë krijimtarinë e pasur, me larmi stilesh e zhanresh letrare e publicistike të poetit dhe tregimtarit Tahir Bezhani, mund të fomulohen e bëhen shumë vlersime dhe interpretime, çka e sugjerojnë vetë punimet me kualitet të lartë letrar dhe problemor, shkruar nga dora e tij e artë. Ai kërkon përsosmëri në punën e vet dhe e quan melankolinë një gjendje të trishtuar, që shoqërohet me ëndërrime prandaj ka ndërtuar një metodë pune, që i ka dhënë gjithnjë mundësi të sjellë me tejdukshmëri gjendjen shpirtërore, lwvizjet dhe mendimet e personazheve të mishëruara në poezitw apo tregimet e tij dhe artikuj të ndryshëm, mes të cilave mund të sillen shembuj të shumtë të punuar nga përvoja e aftësitë krijuese në gjuhën shqipe. Ndërsa në shoqërinë shqiptare nuk ekziston vetëm pluhuri i jetës së përditshme, por thasë e nënshtresa pluhuri, kode dhe paragjykime të akumuluara të ngurtësuara dhe të betonuara për shekuj me rradhë që ekzistojnë rëndom edhe në ditët e sotme.

Tahir Bezhani hulumton vazhdimisht në mënyrën e të shkruarit duke përsosur në maksimum gjuhën e shprehjes artistike, çka është vënë në dukje dhe nga reçensat e publikuara në shtyp për këtë autor.

Nëse do të kishim vështruar integralisht veprën e autorit pra poetit dhe shkrimtarit por dhe kritikut Tahir Bezhani, krijimtaria e tij përfshin një pasuri të çmuar në skica dhe tregime letrare, portrete, analiza, shtrirë në tërë veprimtarinw e tij të shumanshëme dhe mjaft aktiv, si krijues, qytetar dhe intelektual, ku mund të thuhet se ky personalitet i kulturës shqiptare, mbetet një institucion i vërtetë krijimtarie, për nga prestigji i lartë që ky lloj institucioni rrezaton me tërë këtë univers letrar të tjeskajshëm. Është ky një shtegëtim biblik dhe i gjithkohshëm i tij, udhëtim plotw sakrifica dhe punë plot pasion i dokumentuar ndër vite, jo pa vështirësi e për më tepër, pa llogaritur për vete kurrfarë shpërblimi individual edhe pse nuk mund të mohohet vetëdija e tij e mprehtë për ndryshimin e kjo nuk është një ëndërr koti, por një luftë e vështirë për drejtësi njerzore dhe shoqërore.

Punimet dhe shkrimet e tij të japin të kuptosh se kemi të bëjmë me një njeri që gjithnjë mendon për problemin, shkrimin publicistik e për letërsinë, por nuk diskuton shpesh për këtë me miqtë, sepse shpesh mungon qetësia që të japin ata, ndjesia se janë fryt i të paturit të një shije të përsosur të debateve dhe mendimeve të përbashkëta, sepse ai ka endur në mbi gjysëm shëkulli një gjerdan poezish shkrimesh dhe veprash të spikatura, nga ato që kanë zënë vend nderi në panteonin e vlerave kombëtare. Gjëra të mëdha sigurisht, janë bërë edhe nga punëtorët, vetmitarë, por ato zakonisht janë bërë me mendime të dyfishta, krahasuar me ato që do të nevojiteshin nëse do të krijoheshin në situata më të favorshme, prandaj poeti shkrimtari dhe kritiku Tahir Bezhani, ka zgjedhur të jetë punëtor vetmitar dhe ka bërë gjëra të mëdha me përpjekje të dyfishta, po t’a krahasojmë me mundësinë e hamendësuar të krijimit të situatave më të favorrshme, por nganjëherë gjithashtu me nevojën e përpjekjeve të dyfishta prej lexuesit.

Ai mban një qëndrim që të ngjall kureshtje ndaj publikut, që s’është gjë tjetër veçse mënjanësi fisnike, por në të vërtetë i ngjan më shumë jetës së përzier të një mosbesimi lojcak dhe pavetëdijes së kulluar për ekzistencën e publikut. Shkrimi publicistik i tij, është një shkrim i hollë, i cili karakterizohet nga shpërthimet e herë pasherëshme në një vlim ndjenjash dhembshurie, por dhe rebelimi e urrejtje njëherit, duke provokuar dhe njohur një evolucion dhe shpërthim, nga lufta e mungesës së drejtësisë që ngihet në symbol, me të cilin identifikohet personazhi, ngjarja apo fenomeni që ai trajton. Në evolucionin e krijimtarisë dhe të shkrimtaris së tij, shkrimtari dhe poeti i qëndron besnik vetëvetes, individualitetit të vet krijues duke i pasuruar teknikat shprehëse, deri në persosje, por pa humbur spontanitetin e tij të frymëzimit. Një ndër tiparet kryesore të krijimtarisë së poetit dhe trgimtarit Tahir Bezhani, është komunikimi me njerëzit, ndriçimi i figurës dhe i botës së tyre, pasqyrimi me besnikëri i vetëdijes së tyre kombëtare. Ky ndriçim bëhet përmes një dashurie, pikëllimi dhe dhimbjeje, që e ndjek poeti dhe tregimtari në çdo çast, në çdo hap, në çdo shkrim.

Tahir Bezhani është një vëzhgues i hollë dhe konseguent i jetës, që shkruan me mjeshtri, një vëzhgues plot ndjenjë, shpesh i dhimbjes dhe trishtimit, që shfaqet shpesh në përjetimin e një kohe të caktuar. Shkrimet e tij shkundin, tronditin, magjepsin, trishtojnë dhe revoltojën, por dhe ngazëllejnë e dalldisin çdo lexues. Ai gjithmonë i ka ngritur një shtatore dhembjes… por edhe drejtësisë së munguar.

Do të ishte me interes që të kishte një vëmendje më të madhe ndaj kësaj letërsie dhe këtyre krijuesve që rrojnë në qytete tej metropolit-ku në këtë të fundit ka sigurisht shumë vlera, por dhe jo pak “zhurmë” krijimtarie, qoftë dhe për “përdorimin” e mediave nga autorët mediokër.

Vepra letrare e Tahir Bezhanit shpësh ndwrthuret me një mbrujtje filozofike, vëren se autori ka forcën e logjikës së antitezës. Para teje shfaqet një botë e tërë ku bashkëjetojnë lufta për ekzistencë, idealizmi, kundërshtia, ankthi, përpëlitjet dhe kacafytjet gjithëfarëshe po ku megjithatë ndihet progresi. Autori në të gjithë përmasën e veprës së tij i jep shpirt gjithçkaje që prek dhe trajton, dhe kësisoj natyrshëm rrëmbehesh e bëhesh pjesë e një jete të vrullshme, por dhe e zhgënjimit të këtyre njerëzve të kësaj kohe.

Pikërisht atëhere kur kujton se autori e ka thënë edhe fjalën e tij të fundit dhe nuk ka se çfarë të thotë më në lidhje me kuadrin që ai është duke shtjelluar, befas zbulon hapësira të tjera të parrokura, zbulon diçka të re të pa thënë, por të domosdoshme. Kështu personazhet e vepres në fakt nuk udhëhiqen nga një i vetëm dhe kështu nuk kemi në thelb një personazh kryesor por disa personazhe, ku secili në vetëvete përbën një karakter të caktuar funksional, i gërshetuar natyrshëm me personazhet e tjera të librave.

Autori ka mundur të mbajë në një lidhje unike lëndën e veprave të tij me shumë vlerë dhe ti sjellë si një të tërë veprën e tij letrare, me nivel artistik të lakmueshëm për profesionstët e letrave.

Vepra e Tahir Bezhanit të befason me origjinalitetin, gjuhën e zgjedhur, dinamikën e jetës së anëve tona, shpesh në rënie, me aftësinë e pazakontë për t’u nëntekstuar kundërshtitë e brendshme, krahas shpalosjes së vizioneve të reja, në mënyrë të veçantë në epilogun e librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat