Duke kujtuar, Vath Koreshin!

Kultura

Duke kujtuar, Vath Koreshin!

Nga: Përparim Hysi Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:41
Përparim Hysi

Një turkeshë e bukur, seç të ndolli larg

Dhe ndoqe "turbull", gjer në Samarkadë!

Seq e ndoqe pas, vjet njëzet e tre

Nga malli seç plas: më shumë për atdhe!

Humbe nëpër botë,talent,poezi

Mendjen krejt ta prishi,turkesha,haxhi!

Ik e ik pas saj, Evropë e Azi!

S'e pate kollaj, poeti haxhi!

Mermexheja e bukur,humbi pa nishan

Por ti ishe "turbull",nga mendja,duman!

Ah, kjo dashuria, se ç'të turbullojë

Të kish zënë "magjia", as flisje me gojë.

Ktheve në Atdhe, ligur: copë e trokë

Për ty Mermexhe, zemra m'u bë copë.

Vërtet që s'të gjeta (Mermexhes,i the)

Por po vdes i lumtur, këtu, në atdhe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat