Ditëlindja e 55-të e vëllaut

Kultura

Ditëlindja e 55-të e vëllaut

Nga: Shefqet Dibrani Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:22
Shefqet Dibrani

Sot në ditëlindjen tënde të 55-të, i mirë vëlla,
Ka rënë mbi mua zymtësi e mrekullueshme,
Unë nuk kam fuqi ta festojë ditëlindjen pa ty?!

Ka kohë që ne tashmë nuk po flasim
As nuk jemi parë të paktën një herë,
Thuhet: Nga mërzia zemra nuk plasë asnjëherë!

Tash më mungon humori yt i lezetshëm
Bashkë me motivin për suksese të reja
Shtëpisë, muzgu po i rri si çepallë mbi vetullë

Megjithatë unë dua të ta uroj ditëlindjen e 55-të
Të dëshirojë shëndet të plotë dhe i lumtur të jesh
Besojë në lëgjendën për kthimin e Konstandinin,

Ah sytë... sytë e mi me lotë u mveshën

Kjo ditë e shënuar, ditëlindja jote e 55-të është vëlla
Tash ti i shoqëruar në qiell me yje perreth gjithnjë je,
Lëri punët tjera dhe eja në muzg të festosh me ne

Unë dëshirojë dita jote të shndërrohet në festë
Është e rëndësishme andaj dua t'ju uroj gëzuar
Emri Yt për ne është shëndet, dhe energji pozitive

Unë besoj në kthim, ashtu siç dua të të përqafojë
Dhe lumturinë do ta kthejm përsëri, e pastaj
Do t'i ftojë me kujdesë vetëm ata miq që Ti i do

Moskthimi yt vëlla, tek unë ka krijuar zbrazëti
Gjithnjë po shqetësohem për mungesën tënde
Eja, në këtë ditë sepse tryeza shtruar të pret!!!

Gëzuar të 55-tat, nga vëllai yt i syrgjynosur
Po pse ti syrgjynimin për të heshtur e zgjodhe?
Oh pse, ah pse vëllai im i mirë nuk më fletë?!...

Dua të të rrëfej vella N.
...familja jote e vogël është krenare për ty!

Ah... unë i gjori pa ty...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat