"I vrava gocat"

Kultura

"I vrava gocat"

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 18:16
"Thyerja"

Dani: Ato ishin dëshmitare të gjalla dhe unë nuk doja që ato ta dëshmonin krimin! Më e lehta për mua ishte t’i vrisja gocat! Nuk e dija as vetë se çfarë po bëja... Së pari vendosa çarçafin në kokën e Ceces, pastaj ishte dora ime...  

Asenga: E Bella?  

Dani: Të njëjtën ia bëra edhe Bellës. Më kujtohen fjalët e saj: “Do të më ndodhë e njëjta gjë siç i ndodhi Ceces?”  Po!”- i thashë.  Pastaj Bella tha: “Babi! Jo...babi jo! Jo...” Këto ishin fjalët e fundit që tha! Mblodha gjërat që do të më duheshin: një lopatë dhe grabujë nga garazhi. Diçka më thoshte të merrja bidonin e gazit nga garazhi. Ende nuk e di pse e mora bidonin e gazit?!  

Asenga: Doje të vrisje veten?  

Dani: E mendova ta bëja, por sinqerisht jo. Nuk do ta vrisja veten! I tërhoqa zvarrë, i futa në kamion të mbështjella me çarçafë! Kundërmonin! Ndoshta lehtësimi i kufomave apo era e vdekjes?! I ngarkova në sediljet e pasme! Shumë më dhemb kjo gjë...

Dialog nga tragjedia "Thyerja" e Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat