Ide të vjedhura nga politikanë në Tiranë në librat e mi

Kultura

Ide të vjedhura nga politikanë në Tiranë në librat e mi

Nga: Shaban Murati Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 09:54
Shaban Murati

-Propozimi që Shqipëri të shpallë festë kombëtare 17 shkurtin e Pavarësisë së Kosovës. (që në vitin 2012, libri “Hije në diplomacinë shqiptare”).

-Propozimi që Shqipëria dhe Kosova të nënshkruajnë Traktat Miqësie dhe Bashkëpunimi. (që në vitin 2009, libri “Çeshtja shqiptare pas pavarësisë së Kosovës”).

-Propozimi që qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës të zhvillojnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. (që në vitin 2012, libri “Diplomacia shqiptare në kërkim të identitetit”)

-Propozimi që Shqipëria të kërkojë nga Serbia për shqiptarët e Luginës së Preshevës të njejtin status dhe të drejta si pakica serbe në Veri të Kosovës. (që në vitin 2011, libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”).

-Propozimi që Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO. (që në 2016, libri “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”).

Në botën e qytetëruar vjedhja e ideve pa referencën përkatëse të autorit dhe të burimit origjinal cilësohet krim, sepse idetë janë pronë intelektuale, që mbrohen nga ligji i të drejtës së autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat