“Dashuria e vërtetë është pa prekje!”

Kultura

“Dashuria e vërtetë është pa prekje!”

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Niki: Zemër je!  

Dani: Ma jep dorën! (Niki zgjat dorën, Dani e vendos te zemra e tij) A e ndien? (Pauzë...të dy shikohen drejt e në sy, duken shumë të dashuruar. Puthen) Më je bërë si drogë! Ti më bën të ndihem dikushi. Dashuria nuk është veç seks. Në fakt, nuk është fare seks, është ndjenjë, pa prekje, veç me shikim. Dashuri janë sytë e tu. Sa më pëlqen që mundemi të qëndrojmë pa u prekur dhe duhemi më shumë!  

Niki: Që e vogël ëndërroja për dashurinë e vërtetë dhe të sinqertë.  

Dani: Kur isha fëmijë dhe krijoja simpati ndaj ndonjë femre, me ditë e mendoja.  

Niki: Dashuria e vërtetë është pa prekje!  

Dani: Pajtohem!  

Niki: (mundohet të ndërrojë temën e bisedës) Përse i keni acaruar raportet me Anablën?  

Dani: (pauzë) Mendoj se gjithmonë kanë qenë të acaruara.  

Niki: Pse keni bërë fëmijë atëherë?  

Dani: Eh, pse... pse? Kjo gjë gjithmonë më rri në mendje! Niki: Ia ke bërë qejfin?  

Dialog nga tragjedia "Thyerja"  e Ilir Muharremit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat