Hije

Kultura

Hije

Nga: Blertë Tmava Veseli Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 08:55
Autorja Blertë Tmava Veseli

Përse më ndjek pas kudo

Të dukëm errësirë

Kur e di me dritë së drita jam

E di

në valët e detit shfaqesh

Të ikë nga ti kam

Por kur ndoshta nuk e di

Horizontin ke përqafuar fuqishëm

Dhe nuk më lë të të ik dot

Hija ime a të them qofshë bekuar

Si s`më le të qetë asnjë ditë

As edhe sot

Besimi ka kohë që nuk ke

Kur çdo hapë pas më vjen

Apo veç kur qiellin e mbulojnë retë

Ti të qetë atëherë ndoshta pak më le.

Por së si edhe ngjajmë mes vete

jemi të vetmet që nuk dorëzohemi

Që nuk heq dorë asnjehere nga unë

Edhe pse të mërzis

Ti vërtetë nuk largohesh

Hija ime bashkë çdo kund

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat