Poezi e jetës

Kultura

Poezi e jetës

Nga: Agim Desku Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:14
Agim Desku

Dua të betohem në tokën e gurtë

Nëse gjatë tërë jetës se nxora një varg shpirti

Në dyer të olimpit s`kam çka me kërkue

As që e meritoj një fjalë burrërie

Me Khajamin orë e çast kam më pi

Më u deh si një venedikas i ri

Diellit kam kam më ia fal puthjen për miken

Më e nda së bashku me dashurinë e jetës

Tërë jetën dua më ju lutë zanave

Të më falin pakëz fuqi Prometheu

Në këtë kohë kur është fundi i kapedanëve

Kam ba be si dikur veç në besë e atdhe

Për Shqipërinë e Gjergjit kam më u ba burrë

Më e dashtë atdheun ma shumë se veten

Vargjet e jetës më ia fal

Në shpirt s`dua ma të më rri si në përrallë.

Ç῾më thua poezi

Çmë thua poezi

Sa kohë më duhet të të vie tek ti

Me çfarë ta mas kohën

Me cilën muzë eci me shpejt

Ma thuaj apo ta them unë

Me hyjnitë a vihet me lehtë

A duhet zgjedhë gjuhën e shenjtë

Ku vetëm unë e ti e kemi gjuhën e njëjtë

Besom poezi

Diellin e kam dëshmitar

Sa herë të shkruaj

Betohem në luftëtarët e lirisë

Në atdheun që s῾ka faj

Pse është i ndarë në dysh shpirti

Besom edhe në vargun e mbështjellur

Me aromë trëndafili

Besom poezi ose mos më beso fare

Kur të shkruaj jam vetë Agimi

Deri sa më ngrit agu i mëngjesit

Muza më ikën dhe ti mbetesh.

Poezi I

Kam një mijë vjet që e kërkoj rrugën për tek ti

Nuk di në jeton në tokë, në qiell apo tek Bardi im i ri

S´kam lenë gur pa e leviz nëse ti je perëndi

Provova të të shkruaj nga dëshira për emrin tuaj

Poezi emrin askush nuk e ka ma të bukur se ti

Deri në majen e Olimpit u mundova të të gjeja

Më pakez dashuri pa urrejtje dhe një gotë raki

Më ëndrrën se ti jeton pranë diellit u zgjova të fluturoj

E kam vështirë të ta them të vërtetën

Jetën e përbashkët e kemi unë dhe ti

Netët e vona përherë të vizitoj

Më shpresën se dhembja njerit do t'i kaloj

Më muzën e kam të lehtë të thurim një varg për ty

Na merr edhe neve Ozonit mos na le në vetmi

E di tani rrugën për tek ti poezi

Është shumë e vështirë, por aq edhe e mirë

Më ty dhembjet harrohen e plagët e shpirtit shërohen.

Poezi II

Edhe kur s'ka shpresë jeta

Ti çel si lulet e para të pranverës

Nuk je hije si e thonë poetët

Por, Diell që më fal ngrohtësi shpirti

Më ty eci rrugëve të jetës se bukur

Mbylli shtigjet e urrejtjes se njeriut

Këndoj i lirë dhe të thuri hymne lavdie

Të shndërroj në lirinë time të fjalës

Sa e madhe je poezi

Sa tërë bukuritë e Kopshtit të Edenit

Asgjë nuk të ndërroj me të vërtetën kur ma thua

Më je bërë heroinë e luftërave të shpallura më demonët

Historia e jote poezi është e dhembshme,

por krenare më ty

Plotë plagë të atdheu dhe çdo çast je shërimi i saj

Mezi pres mbrëmjet të flasim së bashku më perënditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat