Zogjtë me flatra të metalta

Kultura

Zogjtë me flatra të metalta

Nga: Dedë Preqi Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 16:38
Dedë Preqi

Zogjtë udhëve t’largëta

Me flatra të metalta,

Nxitojnë si të dehur

Nëpër xhamin e thyer.

Atje largë tej oqeaneve

Ëndërrat çepën gjithë natën,

Në shportat plot brenga

Ku e zë prenë marimana.

I huaj duket prania e jote

Sikur ndonjë vegël koti,

Frymon me qenjën tënde

E çmallesh me një pikë loti.

Me një kokërr urate

I përgjum sytë e lodhur,

Në ëndërr si i verbëri

Thur këngë pa melodi.

Zogjtë me flatra t’metalta

Fluturojnë udhëve të largëta,

Ku djersa derdhët si shkumë deti

Një grusht dhe, gjithherë me veti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat