Zanë e bardhë

Kultura

Zanë e bardhë

Nga: Blerina M.Murtezi Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:27
Blerina M.Murtezi

Dukesh sot si një zanë

Prapë fiton në qdo anë

Me atë fustan si në përrallë

Fytyrën e ke bash si zanë e bardhë

Por dukja nuk është shkas

Pse quhesh e bardhë

Pyet zemrën pse je e tillë

Por as ajo nuk do përgjigjet mirë

Ajo është e kuqe e thotë ngado

që shkon më dashuro

Si një zanë e bardhë mos më lëndo

Forca që ke a do ta ndash me mua

Që në ëndërr bile të jemi mish e thua

Zanë e bardhë eja a dëshiron të këndosh me mua

se që nga fëmijeria

Veq notat i di si nxënese shembullor e shëndetmirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat