Komandantit Legjendar Uraganit të Lirisë!

Kultura

Komandantit Legjendar Uraganit të Lirisë!

Sami Arifi Nga Sami Arifi Më 5 mars 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Këtë shkini e vraftë Zoti,

me krisma pushkësh e me gjëma topi!

Përmes terrorit donte për t’na robruar,

për t’pas frikë kokën naltë për ta çuar!..

Theu heshtjen e frikës ai legjendar,

n’ballë t’popullit u vu i parë!

Shkëputë zinxhirtë e frikësisë,

hap rrugën e lirisë!...

Perëndia i dha mendjen e dritësisë,

për t’i dhënë rrugë lirisë!...

Me emrin e t’parit t’njerëzisë,

Adem Legjendari hap shtigjet n’troje t’Dardanisë!...

Me kësi trima që pati kombi,

u madhëruan i madh e i vogli!...

Sjellë ndriçim n’trojet e shqiptarisë,

uragani i lirisë!...

T’gjejnë shqiponjat çerdhet e veta,

për shqiptarë të lulzoi jeta!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat