Shqipëria, më e madhe se Shqipëria

Kultura

Shqipëria, më e madhe se Shqipëria

Nga: Atdhe Geci Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:37
Atdhe Geci

Në shpirtin e trazuar të popullit tonë

këto poezi do ta gjejnë vetë udhën

atdheu ynë ende ka plagë Çamërinë

Krahinën e Mollë së Kuqe e Iliridën.

Zemërimi ka nis të del në rrugë, s´ka

më fisnike s´e dora e bërë e grusht

plagët e marra në Vjenë dhe Bruksel

dëmtojnë gurin e Shqipërisë etnike.

Në shesh qytetarë të qyteteve tona

a ke zë, aty ku vetëdija e bën betejën

Kosovë, anuloi firmat e ripushtimit

Shqipëria, më e madhe se Shqipëria!

Në shesh qytetarë të atdheut tonë, në

shesh! Atdheu s´e ha turpin me bukë

këto vargje mund të mos kuptohen

por germat e saj janë gjak i flamurit.

Kosovë e lashtësisë 15 mijë vjeçare

asgjë e urtë s´është më n´këto troje,

shqiptarët e duan gjerësinë natyrore

ua kemi borxh fëmijëve të palindur!...

Poezi nga libri, "Kanuni poetik"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat