​“Toka e shpirtrave të trazuar” nis rrugëtimin ndërkombëtar

Kultura

​“Toka e shpirtrave të trazuar” nis rrugëtimin ndërkombëtar

Më: 11 mars 2023 Në ora: 08:43
Shfaqja teatrore “Toka e shpirtrave të trazuar”

Shfaqja teatrore “Toka e shpirtrave të trazuar”, me autore Shqipe Malushi dhe regji të Zana Hoxhës, do të fillojë rrugëtimin ndërkombëtar më 12 mars me prezantim në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit të Vendeve të Ballkanit “Balkan Breeze”, që do të mbahet në Bursa të Turqisë.

“Toka e shpirtrave të trazuar” do të prezantohet më 12 mars nga ora 20:00 në teatrin shtetëror “Ahmet Vefik Pasha”.

Kjo shfaqje është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

“Toka e shpirtrave të trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

Autore: Shqipe Malushi

Regjia: Zana Hoxha

Dramaturgjia: Shpëtim Selmani

Koreograf: Robert Nuha

Aktoret/ët: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.

Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste: Urta Haziraj.

Videoprojeksionet skenike: Florian Canga

Tonist: Arben Aliu

Ndriçimi: Mursel Bekteshi

Mjeshtër skene: Rrahmon Mehmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat