Dëshpërim

Kultura

Dëshpërim

Nga: Zymer Mehani Më: 12 mars 2023 Në ora: 11:45
Zymer Mehani

Imja jetë-

Pentagram pa nota

Këngë që melodi s’ ka.

Të miat mendime-

Prore n'fluturim

Flutura pa krahë.

Zemra ime-

Seç rrah me nxitim

Zjarr që ngrohtësi s’ ka.

]

E fjalët e mia-

Lule mos më prek

Si lisi pa degë.

Dashuria ime-

Helmi a ilaçi im

Prapa nuk ka kthim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat