Mizore

Kultura

Mizore

Nga: Marigona Kelmendi Më: 21 mars 2023 Në ora: 09:13
Marigona Kelmendi

Fërfëllin Vardarit tënd tonit  

Unë eklipsit kot i stisem  

Valët ndërrojnë korda lugina  

Mërishëm gjëllin harresa  

Këmbadoras liria arrin vijën fatale 

Arkimed pa kund eurekë  

Kryefjalë e Iliadës çfarë qe  

Homeri im i verbër sa larg pa 

Njëditëzaj tek trasonte historinë 

Atë që ma mësoi jeta  

Tek përplasen dekadat 

Gjithçka të fal pos harresës  

Zemërush mos m'i numëro teket 

Ato lidhin fort dashurinë 

Derisa kasnecët e vonuar 

Bartin poshtë-lart plikon e mllefit 

Mllef pa adresë 

Apo thjesht nuk gjendet 

Të kesh ndërruar adresë 

A thua 

Jo nuk më besohet 

Shkupi është aty 

Qëkur lulëzoi mbretëri dardane 

Ruajtur në qeli shpirtrash 

Si imi yti dhe pafundësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat