Kam nisë rrugëtimin?

Kultura

Kam nisë rrugëtimin?

Nga: Gane Ahmeti Më: 28 mars 2023 Në ora: 12:21
Gane Ahmeti

Kam nisë rrugëtimin për tek zemra jote,
atje ku gjej qetësi, ku mund të mbeshtetem te ti,
të dehem me ty, të jem në krahrorin tënd,
në këtë botë magjike.

Kam nisë rrugëtimin tek shpirti yt, atje ku
gjithcka na bashkon, rrahjet e zemrës i
degjojmë me shumë qetësi, shumë mundim
e, shumë e shumë pengesa në rrugë..

Prapë nisë rrugëtimin me ty, nuk heq dorë
nga ti, magjia jote me mahnitë, cdokohë me bën të jem me ty, a rrugetim i veshtirë për
tek zemra njëri tjetrit, sa e sa ura për te ti kaluan..

Rrugëtim qe sdo e heq kurrë nga mendja e
zemra, e dehur në mendime, sa nuk dua të
mendoj asgjë me shumë se ty, e dua këtë
ndjenjë qe shpirtin ma qetëson..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat