Mësues - sa emër i bukur

Kultura

Mësues - sa emër i bukur

Nga: Ahmet Pllana Më: 1 prill 2023 Në ora: 09:00
Ahmet Pllana

Mësues – sa fjalë e madhe Sa fjalë me peshë, Mësues – sa emër i madh Me dituri mveshë.

Mësues – sa emër i dashur Sa emër i dinjitetshëm, Mësues – dije e dituri Jetë, bardhësi, lumturi.

Mësues – emër madhështor Emër i bukur, si mali me dëborë, Mësues – si të thuash prind Emër i dashur njëqind për qind,

na e mësoi ABC-ën Rrugën e dijes na e trasoi, Rrugën e jetës na e mësoi, Rrugën e të vërtetës.

Mësues – sa emër me vlerë Mësues – i dashur emër Mësues - fjalë e ëmbël Mbetet përherë…!

(Vjershë për fëmijë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat