Robinja

Kultura

Robinja

Nga: Agim Desku Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:11
Agim Desku

Të kanë thënë

Ma shumë se me zemër

Robinja ime

Me secilën lule

Të kanë krahasu

Trëndafili i shpirt

Të kanë thirrë

Nëpër secilën kohë

Breza të kanë rujtë

Si sytë e ballit

Dhe në sy të kanë pikturu

Hyji të ka shndrru

Në hyjëri

Rrugën për Olimp

Poetët ta kanë shtrue me lule

Mbrëmjeve kur s'ka hënë

Yjet të bëjnë dritë

Robinja ime

Kështu e thërriste babai

Nënën time.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat