Perlë ti e bukura ime

Kultura

Perlë ti e bukura ime

Nga: Blertë Tmava Veselaj Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:36
Blertë Tmava Veselaj

Perlë ti atje ku rri

Një ditë në breg kur të arrish

Thuaju për mua le ta dinë

Se në ç'ujëra unë jam rritë

Perlë ti e bukura ime

Ti që shndrit aq shumë

Tregoju në cilin det jetova unë

Në çfarë thellësish bëra gjumë

Perlë ti moj e çmuar

Ty që aq shumë të duan

Thuaju pak në të ngjajë ty

Për atë art që kam në shpirt

Ty ta di vlerën bota

Po mua, kush ma di?

Ti shndërit me vlerën tënde

Unë dua të shndërris për dashurinë

Perlë e bukur ti tregoju

Për atë që mbajë në shpirt

Ndoshta mirë botën nuk njoha

Por njoha mirë dashurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat