Me shkas pak fjalë për librin Gjenocidi i Serbisë në Kosovë-Aspekete juridike nga autor prof. dr. Arsim Bajrami!

Kultura

Me shkas pak fjalë për librin Gjenocidi i Serbisë në Kosovë-Aspekete juridike nga autor prof. dr. Arsim Bajrami!

Nga: Nijazi Halili Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:52
Libri

Me shumë vemendje e kujdes  jam duke e lexuar librin e dhuruar nga Akademiku ynë i nderuar Prof.dr.Arsim Bajrami, Anëtar i  Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe njëherit Anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve të Evropës me seli në Salzburg, të Austrisë, i cili në  ketë libër të titulluar,  Gjenocidi i Serbisë në Kosovë-Aspekete juridike, ka paraqitur dhe përshkruar në mënyrë më të detajuar lidhur me punën e Gjykatës Speciale ku kishte  konstatuar dhe ardhur në përfundim se kishte  një varg shkeljesh procedurale dhe materiale, të cilat zbehin serizosisht besimin e popullit te kjo gjykatë ndërkombëtare.

Janë jo vetëm shkelje e Kushtetutës dhe legjislacionit të Kosovës, por edhe shkelje e të drejtave të Konventave Evropiane për të drejtën e Njeriut dhe të Drejtës Ndërkombëtare Penale, që nga mbajtja në arrest pa kurrfarë nevoje e deri të shkeljet procedurës, në radhë të parë, nga gjyqtari paraprak.

Po ashtu autori në ketë libër  parqet edhe zvarrritjet e procesit gjyqësor, mbajtja e pa bazë juridike e të arrestuarëve në qendërat  e paraburgimit, arsyetimet e pabaza për vazhdimin serik të masava të paraburgimit, si dhe shkeljet e tjera procedurale dhe materiale deri më tani, të cilat seriozisht kanë vënë në dyshim kredibilitetin e kësaj gjykate, për të promovuar standard të gjykimit të drejtës, të paanshme, të bazuar në prezumimin e pafajësisë dhe respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Andaj me plotë të dretjë autori shton se vetëm në situata të tilla, kur, kjo gjykatë demonstron pavarësi, efikasitet, dinjitet, integritet, mund të themi se ajo do t'i shtojë pritjet pozitive të popullit të Kosovës dhe të përfaqësueseve, të cilët votuan për themelimine saj, të ketë thënë

Prof.dr.Arsim Bajrami.

Të nderuar lexues dhe dashamirë të librit,  miq kudo që jeni  jeni të lutur që ketë  libër të titulluar, Gjenocidi i Serbis në Kosovë-Aspekete juridke,  ta keni secili në shtëpitë  tuaj, dhe të lexoni  me kujdes për hirë të rënëve, martirëve, dëshmorëve, viktimave të lirisë së Kosovës, në luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krenari, lavdi e kombit.  Autori është profesor universitar pranë International Universum College, powert by Arizona State University!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat