Shefo! Nr 2

Kultura

Shefo! Nr 2

Nga: Fatmir Lohja Më: 8 prill 2023 Në ora: 13:55
Fatmir Lohja

Shefo! Nr 2

U ndala te berberi i lagjes ,sipas urdhërave të gruas, e fëmijëve . Nuk më shohin dot me flokë të badha, kur ato më pushtojnë qafen e shkurtër. Ngjyren gështenjë, të flokëve të mi, as unë nuk mbaj mend. Kur i pres shkurt nuk jam më bardhem.Fakt që edhe mua më pelqen. Zura vend te karrikja e berberit.

Shefo! Kërkon te rruaj, edhe të qeth?- me pyet berberi.

Të kam thënë gjithmonë !T ’i më qeth! Për të më rruar janë shumë tjerë ,- ia kthej me humor.

Shefo! Kanë ndryshuar çmimet.- më lajmeron berberi ,me një buzeqeshje të pështirë.

Me sa di unë valuatat kanë rënë ndaj lekut,- e thumboj.

Janën gritur çmimet e karburanteve . – më përgjigjet me zë autoritar.

Në qethje e rruatje, ku e përdor naftën, o zotni berber!- e pyes me ton të shtirë , se me veshshtirësi e mbaja gazin në gjoks. - Sa e ke vendosur çmimin e ri?

E kam bëre treqind leka për qethjet!

Jam dakor! - nuk e lashë të vazhdonte më, për të më treguar rritjen e çmimeve dhe në rruajtje.

U ula në karriken e berberit, pasi lashë në varse pardesynë.Berberi më mbuloi me takëmet e tija.

Shef!Sa të doli pensioni?- me pyet befasisht, pa nisur qethjen e kokës sime.

Bëra sikur nuk e dëgjova pyetjen. E përseriti tre herë të njëjten pyetje.

O Veri ,i Lushjes! Një veriori, mos I kërko kuleten, dhe kulen , se nuk ke mundësi me jetu gjatë!- e me zor mbaja muskujt e barkun.

Berberët , mbesin të njëtet deri sa të ndërrojënë jetë. Ma nxorri nga goja, se pensioni me ka dale 24mijë lekë në muaj, për gabime në llogaritje të administratës aktuale.

Shefo! 26 mijë lekë në muaj i ka dalë pensioni normistin tonë. Çfare shefi je ti, mo?

Shef nuk kam qenë kurrë. Diplomën e fakultit ekonomik e kam nga viti 1981.Të lutëm me qeth, pa më pre ndonjë vesh!- e urdhëroj , nga pozita e veshtirë, që gjendesha në ato momente.

Shefo!Ti e di se unë jam i majtë. A ke pirë ndonjëherë raki të keqe?-me vjen pytja papritmas, kur ustai kishte gërshëret te vetullat e mija.

Po,- i përgjigjem sumbyllur.

Si të është dukur,mo?

E mrekullushme, kur e kam pirë me burra të mirë,- ia kthej, kur i hapa sytë.

Nuk të kuptoj?

Raki më të keqe se ti nuk kam pirë. E paske ngritur edhe çmimin , pa u ngritur valuatat,- dhe u ngrita në këmbë se mbaroi punë, pa më therur në fytyrë.

Pse ke ardhur te unë?- më pyeti kur I dhashë paratë e hakut të punës.

Se je berber I mrekullueshëm . Me llapën e gjatë i jep erë rakisë. Të premtoj , se nuk do te shqetësoj më te vendi I punës!- dhe dola jashtë me pardesy në duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat