Zare, ori Zarë...

Kultura

Zare, ori Zarë...

Nga: Xhela Hoxha Më: 8 prill 2023 Në ora: 14:47
Xhela Hoxha

Populli dikur shpeshherë thoshte:
Ne po punojmë, lërojmë e mbjellim arën  

dhe po e hedhim njëtrajtshëm në tokë farën
Atë që do mbjellim, atë edhe do ta korrim... 

Ara e mirë, por si duket është fara e keqe?!
Ara na e rritë, na e bënë dhe na e shton farën
Dhe fara e krijon pasurin e shton bereqetin
Ajo e shtonë njerzimin dhe mbush arën... 

Thoshin dikur të urtit, të ditur e të mençurit:
"Arë e pa farë, mori e bardha, Zarë;
Farë e pa arë, në tokën tonë të ndarë!"
Fara është afërsia nga vëllau i gjakut
Ndërsa ara është afërsi prej motrës
Fara dhe ara; vëllau dhe motra,
Që ishin e janë; sinonim nga votra

Ne Shqiptarët paçim fat në të ardhmen  

Dashtë Zoti e natyra e dalshim faqebardhë!  

Thoshin dikur:Ari provohet në zjarr  

Ndërsa, sëpata provohet në mal 

Ndërkaq njeriu i mirë, është besnik e fisnik
burri i fortë provohet në beteja të vështira e në luftë 

Që shtrohej shpesh here:Kush e koritë njeriun?  

Përgjigja do të ishte e thjesht:Të fismin asgjë!
Ndërsa, të pa fismin, ose të pa njeriun
lakmia për të pasur-përvetësuar kamjen 

Zare, mori e bardha, Zarë  

Mbille, mbaje, ruaje mirë këtë farë! 
Zare, mori e mirë dhe e mbarë:Amanet këtë arë!  

Trashigim  këtë farë, për njerëzit e mirë e të mbarë!
Me një dëshirë të madhe e porosi të qartë:  

Sa më i lartësuar dhe me faqe të bardhë
Me një popull fisnik, bujar, trim e unitar
Gjithmonë qoftë e daltë, Kombi ynë Shqiptar!...

Xh.H.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat