Nëse një ditë...

Kultura

Nëse një ditë...

Nga: Xhela Hoxha Më: 11 prill 2023 Në ora: 14:36
Xhela Hoxha

Thonë të urtit, të mençurit e të diturit, se jetës nuk i dihet...
Mirëpor, edhe nëse pas kësaj bote, jete  të rreme e të shkurtër
Ne të gjithë  pa dashje, një ditë s’do të jemi më e do të vdesim

Ose  si do që të jetë ndodhë, ndonjë i pa pritur apokalips
pas tersit të pa menduar dosido,  ndonjë katrahurës e vdekjes sonë
Nëse një ditë, eventualisht;” do të zhdukemi  e gjithë familja jonë”...
Unë-ti , do ta fshehim  e s’do ta tregojmë,  qoftë  larg, as sëmundjen tonë
Përsëri do të mbijetojmë për ty, dhe bashkë do të mbesim!

“Pas vdekjes, përsëri  do të ringjallemi dhe gjatë do të jetojmë...
Për këtë do të na ndihmoi ndoshta, Zoti-Hyji  jonë?!”
Apo, si ta quajmë fati , natyra me fuqin e sajë, ku  do të themi:
Për hir të dashurisë sonë  të madhe,  që e kultivuam pak si vonë
Dhe  e ruajtëm  bashkë si sytë e ballit, që gjatë do ta kemi...
Në veçanti për rritën, jetën e shkollimin e djalit tonë!

Do të jemi krejtësisht të bekuar, të uruar dhe të lumturuar
Ku gjithmonë do të  bëjmë: lumë e lumë, e lumë…
Për ty, o ma i miri i të mirëve, i mbetjes e jetës, yni pëllumb
Ku do të bëjmë çmos, ngase do të duam edhe shumë e më shumë!

Ne të deshëm e të duam  gjersa të rrojmë përgjithmonë... 
O i ndrituri, i shkëlqyeri  dhe i ngrituri, në qiell e tokë, ylli jonë!
Për të dhuruar jetën, shpirtin, dashurinë, lumturinë e begatinë tonë
Gjatë gjithë jetës u kujdesëm,” dhe do të kujdesemi  edhe pas sajë”…
Në prehrin, mendjen e zemrën tonë: Gjithmonë do të mbajmë!...
Xh.H

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat