Luz Palokaj, shqiptari në Zvicër i talentuari i artit të fotos dhe videos

Kultura

Luz Palokaj, shqiptari në Zvicër i talentuari i artit të fotos dhe videos

Më: 12 prill 2023 Në ora: 16:35
Punim artistik nga Luz Palokaj

Një tjetër personazh shqiptar me origjinë nga Kosova por që kur ishte vetëm 11 muajsh së bashku me familjen u nisen të jetojnë në Zvicër ku jetojnë dhe sot në kantonin Luzern.

E në fakt ky është djaloshi me emrin Luz Palokaj, një artist që çdo ditë e më shumë po shkëlqen në artin e fotografisë dhe videos.

Por ne mësojmë se kur ishte 13 vjeç ai filloi të bënte foto dhe video gjatë pushimeve në Kosovë kur ishte me familje e ku me syrin e tij rregjistronte çdo moment të bukur duke i pasur si kujtim.

Madje sot pas shumë viteve shpesh mblidhen si familje e i shohin duke rikthyer këto kujtime të bukura e që si autor kishin Luz.

Familja e tij e kishte parë këtë pasion dhe i dhuroi një kamer profesionale e ku nisi të bënte foto e video me super kualitet, por Luzi kujton se ka qenë një ditë ku ndërsa pinte diçka me një shokun e tij i erdhi idea që të bënte foto sipas dëshirës së tij.

Ka vite tashmë që ai merret me këtë profesion e ku klientët e tij janë nga e mbarë bota.

Por gjithmonë shqiptarët i aty dhe e përkrahin shumë dhe i falenderon shumë të gjithë.

Image
Një punim i Luz Palokajt

Ai ka fotografuar mjaft personazhë dhe të gjithë kanë besim të plotë te puna e tij.

Në llidhje me videot që ai ka postuar së fundi në faqen e tij mjaft të ndjekur në Instagram me emrin Luzpalokaj ( ku mund ta ndiqni) ka dashur të tregojë jetën e tij profesionale së bashku me bashkëpunëtorët e tij ku shihet edhe pasioni dhe dashuria për këtë profesion.

Image
Një punim artistik nga Luz Palokaj

Qëllimi i tij si prioritet është se duhet të kesh dëshirë të madhe nda profesionit e atëherë edhe qëllimi ēshtë afër, e Luz kujton se që i vogël ëndërronte se një ditë do ta prezantonte profesionin e tij në Hollywood.

Sot dëshirën e ëndrrën e tij e ka realizuar ku ka studion e tij dhe punon fort e profesionalisht, e planet e tij në një ardhme është në fillim të ketë një familje të shëndoshë, të realizoj njē film e ku të shihet kudo në çdo kinema, pse jo pas 20 vitesh të ketë bashkëpunime dhe me yje të Hollywoodit. BS

Image
Punim nga Luz Palokaj

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat