Në kodër të Roganës

Kultura

Në kodër të Roganës

Nga: Atdhe Geci Më: 13 prill 2023 Në ora: 06:16
Atdhe Geci

Të gjithë ndiqemi nga e kaluara

një ëndërr Rogane e kam pranë

ajo erdhi si dritë rritje e gjuhës

nga një jetë në ngjizje e dashuri

Kam besuar e besoj tek poezia

tek e bukura e vargut, te prushi

saj, tek flaka dhe e urta e fjalës,

tek njerëzit që e duan Atdheun

Lulet e aty këtushme të fushave

m´i japin frymë motiveve në

poezi, kjo natyrë letrare e jetës

është shtëpia ime dhe fletorja

Kosova fitoi në saje të luftës

të rënët tanë prehen te varrezat

liria çmimin e ka të shtrenjtë

në luftën për liri edhe vdiset

Rini, jepi flakë pasionit tënd

himni i flamurit me zë thërret

njerëzit duhen për atë që duan

e kuqja himnit është gjaku ynë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat