Skënderbeu

Kultura

Skënderbeu

Nga: Adem Bytyçi Më: 15 prill 2023 Në ora: 12:28
Adem Bytyçi

Gjergji i madh 

Nuk ka vdek

Eshtë i gjallë 

Akoma n'jetë

Ka fillu pakë

T'merzitet:

Nga ca munafik t'qoruditur

Duanë t'i ndaj shqiparët

N'dysh: n'muslimanê e katolikë.

Skënderbe, Gjergj Kastrioti

Heroi ynë 

Më i madh i kombit

I thërret muslimanë 

Dhe katolikë 

Mos harroni as njëherë

Para se t'jemi:

Muslimanë a katolikë 

Rrënjetë tonë janë Ilirë

Nëna jonë quhej Teutë

Burri saj ishte Agroni

Mbi kêto fakte historike

Shpjegohet e ardhmja kombit.

T'bijtë dhe bijat tona

Duhet t'i mësojmë

Asnjëherë t'mos guxojnë 

T'harrojnë:

Parse t'jemi muslimanë 

Apo katolikë

Otodoks a Bektshinjë

Kemi lind dhe lindemi shqiptarë

Si njëri ndër kombet ma t'lashta

N'trollin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat