Figura e zotit grek të dashurisë hipur mbi një delfin u gjet në qytetin antik italian

Kultura

Figura e zotit grek të dashurisë hipur mbi një delfin u gjet në qytetin antik italian

Më: 16 prill 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

I ndodhur pranë zonës arkeologjike të Pompeit, Paestum është një qytet antik që arkeologët janë përpjekur ta kërkojnë për rreth 70 vjet. Përpjekjet më të fundit filluan pak para fillimit të pandemisë, gjë që vonoi zbulimet e reja.

Kjo foto tregon një figurë terakote të Erosit hipur në një delfin. Ajo u gjet në një vend të shenjtë të sapo zbuluar, i cili daton nga shekulli i 5-të p.e.s., i cili u identifikua për herë të parë në vitin 2019 përgjatë mureve të qytetit antik të Paestum, Italia Jugore. Gërmimet e shenjtërores në qytetin antik Paestum kanë zbuluar shtatë koka demash terakote dhe një figurë të Erosit hipur në një delfin që hedh dritë të re mbi jetën fetare dhe ritualet e qytetit antik grek, thanë zyrtarët e Ministrisë së Kulturës.

Qyteti ishte i famshëm për tre tempuj të mëdhenj, me kolona të larta dorike që janë një tipar i dallueshëm i shumë strukturave të famshme nga Greqia e Lashtë – si Partenoni në Athinë.

Ky qytet ra nën sundimin e romakëve rreth vitit 275 para Krishtit.

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës së Italisë thanë se zbulimet hedhin dritë të re mbi atë se si ishte jeta fetare në një qytet të lashtë.

Statuja Eros duket të jetë nga një familje e quajtur Avilis, prania e të cilëve në Paestum nuk ishte dokumentuar kurrë më parë.

Arkeologët shpresojnë të gjejnë më shumë artefakte në vend, ku puna e kufizuar e gërmimit filloi fillimisht në vitet 1950.

Puna në tempullin ku u gjetën kokat e demave dhe figura filloi fillimisht në vitin 2019, por u pezullua nga pandemia COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat