Miqtë

Kultura

Miqtë

Nga: Sami Mulaj Më: 17 prill 2023 Në ora: 17:28
Në foto autori me shkrimtarin Agim Desku

Dy miq të vjetër e të mirë në dy fshatra përballë jetonin.

Në mes kishin një përrua e në një vig të vogël gati çdo ditë kalonin

Me rast e pa rast duke thirrë me të madhe njeri-tjetrin e ftonin

Aq hare e gaz kishte muhabeti harronin të çoheshin e i zënte çdo herë terri

Sa herë çohej njeri për në shtëpi të kthehej pritësi i thoshte

Nuk po të le vetëm dhe e përcjellte deri të vigu i vjetër

sa kalonin vigun e ndeznin edhe nga një llullë

Dhe muhabeti riniste nuk sosej kurrë

Pas një farë kohe erdhi mesnata o i thotë miku mikut të koftë e mirë nata

Po të përcjell unë tani sa të kalosh vigun dhe të dy bashkë e banin kthimin

E në anën tjetër edhe një llullë kërciste muhabeti si në me të mirën kullë

Kështu duke përcjellë herë njerin e herë tjetrin mbetën në vig deri sa doli mëngjesi

Dy miq të mirë e harrojnë kohën edhe mbi një vig të vjetër e gëzojnë botën Botën e miqësisë.

Lum ai që i dha emrit të tij emër

I lutem gjuhës time më ndihmo se si t`i drejtohem shkrimtarit Zija Çela

T`i them i madhi Zija Çela e kush jam unë që hyp në shkallë e të mas të tjerët

As t`i them i dashur duket sikur e struk dhe e zvogëloj dashurinë

Edhe i shtrenjtë pse unë u bëra të mas vlerën e floririt

Sikur t`i them zotëri oh, sa i rëndoj supët e tij

Nuk dua as me një pendë zogu ta lëndoj

E t`i them shok

Unë qindra e mijëra milje larg

Disa me kujtojnë nderi i kombit bukur i rri por

Edhe këta janë bërë si shumë e më ngjan se i vura në supet e tij

Shiritin e kuq të kryetarëve Më ndihmo gjuha ime

Të lutem

Po, më thotë gjuha ime e mirë

Vetëm dy fjalë me tetë germa është emri i tij

Zija Çela, Zija Çela

i dha emër emrit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat