Dita e Tokës - Çështjet e ndjeshme mjedisore-klimatike

Kultura

Dita e Tokës - Çështjet e ndjeshme mjedisore-klimatike

Nga: Senad Guraziu Më: 20 prill 2023 Në ora: 14:15
Presidenti Richard Nixon dhe Zonja e Parë Pat Nixon duke e mbjellur një pemë në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, për ta njohur atëbotë "Ditën e parë të Tokës" - (1971, White House Photo Office)

(pakashumë njësoj si ata mini-kriminelët shqiptarë të Zvicrrës, 1 "gangsta style" ua prish stilin e prestigjin 1000 shqiptarëve të ndershëm)

...patjetër se "Tokës" i takojnë të gjitha ditët e vitit, mirëpo eventi vjetor "Dita e Tokës" më 22 Prill (pasnesër dmth.) është diç si festivitet për demonstrimin e përkrahjes së tokësorëve rreth "mbrojtjes absolute, pa kompromise" të mjedisit dhe të planetit, lexova se me aktivitetin rreth "earth day organization" janë të përfshirë më shumë se 1 miliard njerëz, nga 193 vende të botës...

...e bukur kjo shifra, pothuaj të gjitha shtetet e rruzullit qenkan impenjuar, 1 miliard s'janë pak, po ashtu e qartë se nga aspekti i simbolizmave jemi fort të vetëdijshëm, për gjithçka e kemi shpikur nga ndonjë "ditë" a "festë", të gjitha ditët e vitit të zëna në kalendar, përndryshe do e kishim dhe ditën e buburrecave (as romakët s'ishin më "simbolikë", as ata s'kishin më shumë festash e eventesh, garant - tjetër se ata gjithmonë deheshin, pandehnin se ditë-festat organizohen si "pretekst" për t'u dehur.

...ama, ç'desha të them, uroj t'i bindim dhe ata 7 miliardë të tjerët që t'na bashkohen, pasi 1 vs 7 s'është ok, për çështjet e ndjeshme mjedisore-klimatike vlen ajo urtësia "1 i keq i prish punët e 100 të mirëve" (pakashumë njësoj si ata mini-kriminelët shqiptarë të Zvicrrës, 1 "gangsta style" ua prish stilin e prestigjin 1000 shqiptarëve të ndershëm), kam frikë edhe për planetin vlen e njëjta, bie fjala 1 industrialist i pavetëdijshëm, 1 "shell-ist" i pandreqshëm, ua çon posht mundin 1 miliard të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat