Pesha e ngjarjeve si pikturë rrëfimi në ngjarjet e vitit 1999 që na sollën lirine

Kultura

Pesha e ngjarjeve si pikturë rrëfimi në ngjarjet e vitit 1999 që na sollën lirine

Nga: Agim Desku Më: 20 prill 2023 Në ora: 22:57
Libri

Doli nga shtypi libri me titull "Lotët e lumit", i autorit Rexhep Pnishi

Lexuesit e këtij vëllimit poetik’’LOTËT E LUMIT’’ do të ndiejnë peshën e ngjarjeve dhe dhe përjetimet e ndryshme të autorit gjatë vitit 1999 dhe ,ku autori është treguar i kujdesshëm duke skalitur dhe pikturuar me penën e tij prej poeti të gjithë përsonazhet e fshatit të tij,Kosovës ,të UÇK-ë s,që mbijetuam si popull karshi pushtuesve në të gjitha kohërat dhe meset.Rrëfimet dhe përshkrimet e tilla bëhen me elemente autobiografike të autorit ,por edhe të bashkëfshatarëve tjerë . Forma dhe përmbajtja e vëllimit poetik ‘’LOTËT E LUMIT’’ e poetit Rexhep Pnishi prezenton një hapësirë kohore Brenda botës së tij shpirtërore të dashur, ku afron një pasqyrë të re dhe më një zgjerim figurativ të sajuar me vargje e me motive të ndryshme ,që si pikësynim kanë rrethin e vet,gjithnjë të realizuar me një narracion të këndshëm poetik.Duke shfletuar këtë përmbledhje poetike , lexuesi has në shumë figura ,ku vargjeve iu japin muzikalitet ,dhe ndihet një renditje e tyre njëra pas tjetrës.Mund të thuhet se çdo poezi në vetëvete është prezentim i një ishulli të bukur metaforash,ndersa përmbledhja në tërësi është prezentim i një metaforiade të plotë,ku merr forcë përmes ritmit. Vargjet pasqyrojnë magjinë e univerzit të pakufi të botës poetike,që lexuesi do ndjej kënaqësinë më të madhe sepse ato janë shkruar qartë,me kuptim dhe me frymëzim spontan dhe marrin vrapin drejt vlerave artistike më të larta poetike të lakmueshme.

Mirëpo shpiriti i muzës të poetit Pnishi se krijuses nuk i pushon këtu dhe diçka e trazon, bota e ideve e temave ,bota e metaforave dhe e figurave që i qëndis dhe i rikrijon.Ai duke kënduar për një varg të gjërë temash ,të cilat e mbajnë vulën e atdhedashurisë , edukimit dhe të arsimit të tij në:familje ,shoqëri e sidomos në shkollë.Bota e tij e larmishme,ku folësi e gjen vendin e dënjë të këndimit.

Kështu edhe të ky poet atdheu është mishërim i tradicionales që nga historia,në radhë të pare mësohet se si ta duam atdheun,andaj me plot pietet u këndon edhe figurave që erdhëm deri këtu,pra lirisë që i ndihmuan shumë atdhetarë enga shumë dëshmorë e deri të Adem Jashari e Ibrahim Rugova,që për shumë breza janë sinonim i lirisë dhe fjalës se lirë.

‘’LOTËT E LUMIT’’ ë shtë një rrëfim origjinal poetik, në të cilin secili lexuesi e gjen vetën në një apo në formë tjetër, ngase poezia e poetit Pnishi, tani sikur flet vetë.Si rrjedhim i gjithë kësaj shetitje poetike nga një varg në tjetrin, nga një motiv në tjetrin, vargëzime të ndërtuara artistikisht dhe që e pasqyrojnë botën emocionale të poetit shumë të talentuar, Rexhep Pnishi ë shtë dhe një zë të një vargu poetik, që tani hapëron drejt zenitit mbi bazën e vargjeve mirë të strukturuara.Këtu poeti manifeston dhe mishëron një shpërthim ndjenjash mbi shumë aspekte e dukuri të jetës,mbi shumë tema dhe motive që vazhdimisht do t῾i shkaktojnë emocione dhe ngarkesa mendore.Brenda poezisë së këtij vëllimi është derdhur një botë e pasur mendore dhe shpirtërore,që në mënyrë të lehtë shpreh mendimet dhe me vargjet e shkurtra,por të ngjeshura ,ku di të përqëndrojë vëmendjen e lexuesit në atë që do ta kumtojë.

Pas mbarimit të leximit të çdo poezie,në kujtesë do të na mbeten vargjet që kanë porosinë dhe shpalosin,ëndrrën,dëshirën,synimin,nostalgjinë,vullnetin,shqetësimin,brengën,lumturinë,optimizmin dhe aspiratat për çdo gjë të bukur,të mirë,të pranueshme për kohën,të arsyeshme dhe koherente në veçanti.

Andaj duke shpreh konsideratën që pata privilegji t῾i lexoj këto vargje të një pene të arrirë,rikthej mendimin se vargu i poetit Pnishi tani është një minjaturë në vete,apo më mirë të them ,është vetë arti poetik që shumë rrallë e lexojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat