Kalorësja më e re e shkronjës

Kultura

Kalorësja më e re e shkronjës

Nga: Neki Lulaj Më: 21 prill 2023 Në ora: 12:31
Neki Lulaj

Alisa, kam dashur ta gjej ndonjë gabim

Mbretëroj nëpër mendimet e tua fëmijrore

Si në shpella ciklopësh më është dukur hapi im

Po ti më dhe krahë dhe ëndrra fluturore.

Se tregimet e tua po valojkan te rruga

Si vala e flamurit te kulla pas fitores

Ëndrrat e imagjinatës më futën në gurra

Do ecin si krojet ujëfresktët në shpatet malore.

Ti shuan etjen e shkronjës bashkëmoshatarëve

Flet me gjuhën e shekujve me talent.

Alisa …..

Te unë hyn mendimi yt si shkuma e dallgëve

Nga udhëtimi yt misterioz që mbaron shpejt

E gjithëmon me fitore!

Ti do jesh kalorëse e tregimeve fëmijërore

O fjalëmençura që shkruan në livadhe

Prek lulet e freskëta të dashurisë botërore

E me dorën tënde të vockël na hap të tjera dritare.

Firmos shumë pasaporta me vlerë.

Ëndërroj që tregimet t’I lexojë bota

Të vërshojnë ku flitet shqip gjithandej.

Të kujtosh abetaren ku mësove e shkrove shkronja!

Me e tregimet e tua të zesh më shumë miq.

S’dua të shkoj buzëplasur në botën tjetër.

Pa e shuar etjen e viteve në secilin tregim

Qe shpirtin na e kënaqin me lavdinë e vlerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat