Zoti nuk korruptohet

Kultura

Zoti nuk korruptohet

Nga: Dedë Preqi Më: 23 prill 2023 Në ora: 09:48
Dedë Preqi

Bie në gjunjë ditë e natë me tespih e uratë

Përkulu para tempujve varë pa zë pa gojë,

Mbrenda e mbanë satanin e fsheur në gji

Zoti s’është i verbër, ai sheh gjithë botën me sy.

Zoti nuk korruptohet me para as me gjësende

Duke plotësuar qëllime vetës pa vullnetin e tij,

Dhe duke shpërbërë realitetin në favor të caktuar

Ai e ka zanafillen e vet me imazhin e pa ndikuar.

Po të marrim në konsideratë pa paragjykime

Ku sëcili do të bëhej zot me pushtet të plotë,

Një veprim i tillë do prodhojë katastrofa në botë

Po të mos përdoren ligje e rregulla sipas një rendi.

Zoti nuk i krijoi religjionet dhe ndasitë ndërfetare

Që sot njeriu në emër të zotit, krijon krime e tragjedi,

Në konceptin e njerëzores përfshihet vetë koncepti njeri

Si një opsion suprem që edhe zoti e ka në profilin e tij.

Për fat që zoti nuk është serb, por edhe as shqiptar

Sepse serbët me shantazhe e raki e kishin bërë për vete,

Ndërsa shqiptarët rrahagjoksa, me folklor çitelie e sharki

E kishin bërë zotin me qajtë, vetëm në parajsë me mbërri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat