Ishe ti drita!

Kultura

Ishe ti drita!

Nga: Ramiz Spahiu Më: 24 prill 2023 Në ora: 19:50
Ramiz Spahiu

Kur shëtisnim, kur t’ përcolla

Ishte natë, kishte dhe hënë

Rruga, sheshi ndriçim kish

Për ty gjithçka ashtu ish.

Rruga kish drita, ndriçonte hëna, për ty

Ishe ti drita a ishe ti hëna, s’e di!

Kur po kthehesha, i vetëm, pa ty

Dritat sheshin kishin lenë,

Retë hënën kishin zënë,

Çdo gjë tani dukej ndryshe

Ndoshta pse tashme ti s’ishe!

Rruga skish drita, s’ndriçonte hëna, pa ty

Pse ikën dritat, pse iku hëna, s’e di!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat