Luftëtari poetik

Kultura

Luftëtari poetik

Nga: Atdhe Geci Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:34
Atdhe Geci

Ky zog poetik i shpirtit dhe i zemrës

i paanë nëpër kohë dhe në hapësirë

rritet si rreze e dritës në qenien time

e pamatshme si puthja dhe përqafimi!

Nëpër stinë ne e njohëm njëri tjetrin

nëpër stinë ne bëmë betejat e prushit

dhe flakës, nëpër stinë ne ecëm drejt

rilindjes së qenies! Nëpër stinë poezi

ngremë vargun tënd të ndaluar, dhe

u ngritëm mbi honin e netëve të tua,

ngremë vargun tënd të dënuar nga ai

që shtypjen e vrasjen e kishin jetë!

Në kohë të shtypjes dhe ndrydhjes së

madhe, ne e dinim fajtorin dhe duart

e tij të fajshme, vertebrorët e ultë nga

tanët, hafijet që na përgjonin udhëve!

Ky zog qiellor i shpirtit dhe i zemrës

nuk njohu heshtjen as plagët e tij për

fjalën, ai rendi siç rendin dardanët e

luftës, me mision poetik një Atdheu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat