24 orë në gjumë

Kultura

24 orë në gjumë

Nga: Kalosh Çeliku Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:53
Kalosh Çeliku

Po, isha 24 orë në gjumë

Ferr. “Xhehnem”. Më përzunë.

Shkaku, se: nuk isha “musliman”

As, i krishterë. Isha, shqiptar.

Telefonin e kisha harruar mbi kokë.

Nuk e gjeja Ditën e Sotshme?!

Mes hapave të Raki Rrushit

Askuash, nuk më kishte bërë zile.

Isha i vdekur. Pa armiqë. Dhe, miqë

Xhadia, ma kishte thyer Derën.

Macja ime besnike. Bohemja

Kopilat m’i kishte lënë pas Dere.

Dhe, më këthyen në “Xhehnem”...

(Nga Libri me poezi: Burri i Grave, Shkup 2021).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat