Drita e shenjtë e shqiptarizmit

Kultura

Drita e shenjtë e shqiptarizmit

Nga: Baki Ymeri Më: 29 prill 2023 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Thonë se dashuria përhapet me shpejtësinë e dritës. Dashuria e Faridin Tafallarit ndaj Shqipërisë historike dhe Dardanisë antike, ndaj Shqipërisë reale dhe Dardanisë aktuale, është e hatashme. Autori shkruan për shqiptarizmin dhe atdheun si vatër historike e dashurisë. Shkrimet e tij i përshkon malli ndaj vendlindjes, magjia e zemrës dhe dashuria si pavdekësi. Shqiptarizimi u ka mbetur vetëm idealistëve, një e vërtetë e dhimbshme, prezente gjithandej në botën shqiptare dhe diasporë. Në kuadrin e idealistëve të këtillë me zemër të bardhë dhe shpirt të florinjtë, inkorporohet edhe autori i kësaj vepre, Zt. Faridin Tafallari që shkrinë ditët e netët, rininë dhe pleqërinë, për ta mbajtur gjallë këtë ideal të shenjtë. Në këtë kontekst të kontinuitetit të mbarrëvajtjes së amanetit të rilindësve tanë, shkrimtari dëshmon se është një tribun i famshëm i idealizmit shqiptar, duke dëshmuar se patriotizmi as nuk shitet e as nuk blehet, por dëshmohet me vepra konkrete, siç janë veprat e këtij idealisti që digjet për të lexuar shqip, për të shkruar shqip, për të komunikuar shqip, për të dëshmuar se shqipja u lind me lindjen e botës.

Zoti Faridin Tafallari është një shkëndijë e bekuar e guximit, publicist, patriot dhe autor i qindra shkrimeve dhe shtatë veprave të botuara ku defilojnë Kosova, Diaspora, Shqipëria Etnike dhe atdhedashuria fisnike. Bota është shumë e çuditshme. Njerëzit krenohen me atë që duhet të turpërohen. Me këtë konstantim, autori e ka fjalën për ishqeveritarët tanë që e lanë atdheun në mjerim. „Baki vëllau! Të uroj shëndet dhe të falënderoj që më dërgove këtë shkrim të mrekullueshëm për Skënderbeun të zvicranit të nderuar. Por njeriu zymtësohet kur i krahason ata emra kombi me shkulanët e mjerë e hajdutë që na drejtojnë tani, duke ia humbur shanset kombit në këso çastesh të rëndësishme historike.” (S. B.)

„Dëshira ime e madhe përherë ka qenë dhe është të shkruaj për shqiptari e Kosovë! Po ç’të shkruaj sot për Kosovën time, të lirë e të pavarur, për gjendjen e vendit tim, për këtë Kosovë të shumëvuajtur, ku sot këtu, çdo gjë është bërë e padurueshme e padëshiruar, ku as nuk të kandet me e hapë TV! Edhe pse nuk dua të shkruaj kështu për këtë realitet të hidhur të vendit tim, nuk mund të hesht! Jo, jo! Nuk jam aspak i qetë! Më dhemb për gjithçka që po ndodh! Nuk mund të hesht, duke i parë të gjitha këto marrëzira që po ia bëjnë këtij vendi disa të pafytyrë, që kurrë nuk ia deshtën të mirën atdheut, vendi ku kanë lindur dhe ku po jetojnë!” (F. Tafallari)

Libri i Zt. Faridin „Për kohën e artë” është një monument i gjallë i patriotizmit shqiptar. Çka është patriotizmi: Atdhetarizmi si ndjenjë e shenjtë, nuk do të humbet kurrë. Do të humbin vetëm ata që nuk kanë ditur të japin kontribut për fisnikërimin e tij. Për fat të keq, përçarjen si një sëmurje e rëndë kronike, e kemi ende prezente në gjirin tonë, që nga trojet etnike e deri në diasporë. Po qe se i analizojmë ata që i njohim, konstatojmë se shumica e tyre ende vuajnë nga komplekset e interesave banale të karierizmit dhe nepotizmit. Në vend të principeve, zotërojnë klanet ballkanike të përçarjes, që nga familja e fqinjët, e deri në instanca institucionale.

Të rrallë i kemi ata që dinë ta përkrahin njëri-tjetrin, siç vepronin rilindasit tanë dikurë, apo siç veprojnë hebrenjtë sot, një komb i martirizuar që e respekton Zotin, altruizmin dhe informacionin. Praktika e përçarjes ndëshqiptare shëmbëllen me politikën barbare të dominimit, dukuri këto që i kompromitojnë vlerat morale përmes braktisjes së interesave nacionale në favor të egoizmit dhe të interesave personale. Po qe se e pyet në e përcjell shtypin e përditshëm, edhepse merr disa mijë franga në muaj, ta kthen majmunërisht: “Nuk më intereson politika!”. Thuase shtypi paska vetëm politikë, e jo edhe këshilla se si mund të shpëtosh nga injoranca ballkanike përmes fisnikërimit të shpirtit me dituri dhe shndërrimit të shqiptarit në një engjëll të prekur nga flatrat e engjëllit. Një engjëll i këtillë është edhe autori i kësaj vepre të re që e sheh dritën e botimit në Bukureshtin e veteranëve të patriotizmit shqiptar.

Faridin Tafallari kishte guximin t’i demaskojë derisa ishin në pushtet, butakët e politikës shqiptare të cilëve nuk u hante palla për kopalla. Preokupimet e tij publicistike kanë karakter nacionalist dhe humanist. Nacionalizmi shtrihet deri në kufinjtë e atdheut tënd, pas të cilit vazhdon nacionalizmi i shtetit tjetër. Si qëndron puna me kufinjtë e shqiptarizmit? Pyetje e lehtë për një përgjigje të rëndë. Qeveritë e reja dhe gjeneratat e reja, shpresojmë se do ta zbatojnë në praktikë ëndrrën e rilindësve tanë, për një Shqipëri reale, të bashkuar dhe të përparuar. Autori kishte guximin shqiptar t’i fshikullojë ata që vepronin majmunërisht me fatin e kombit tone, jo vetëm në Kosovë. Si i karakterizon Kosovë Rexhë-Bala te ish-Qëndresa shqiptare e Suedisë, këta gjysmakë: “Një majmun mbi një degë, më zgërdhihet majmunisht e më thot: “Ha bukesuxhuk, pi e qi(ndro) në jetë me lezet, se nuk ka levërdi puna kulturore në këtë shoqëri”! Unë e pyes Darwinin: “Mos vallë lindi majmuni prej njeriut?” dhe shpresoj se një ditë do të njerëzohen majmunat e këtillë, dhe do të zgjidhin me mençuri nyjet e lamshit të ngatërruar të njëmendësisë azilante”.

Kosova është shkëndija që e kall energjinë

Është një sintagmë që e përsërisim derisa ëndërrat e autori të kësaj vepre të behen realitet. Shqipëria nuk mund të jetë e tërë pa gjymtyrët që ia shkëputën barbarët e Serbisë pas zullumeve barbare të Turiqsë. Ajo nuk mund të bëhet siç ishte, pa sakrifica. E kanë thënë rumunët, dhe e themi edhe ne: Fati i botës varet nga Kosova. Kosova është koka e Shqipërisë, shkëndija që e kall energjinë. Ndjenja kombëtare është ajo ndjenjë e shenjtë, që e siguron ekzistencën e popujve. Historia e Shqipërisë është historia e dritës së dashurisë.

Populli shqiptar i ka do cilësi, që s’i ka kush tjetër në botë: Trimërinë, Besën dhe Tolerancën. Dhe s’i ka ato që i kanë të tjerët: Atdhedashurinë, Altruizimin, Unitetin dhe Sovranitetin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e bashkuara të Shqipërisë janë ëndrrat e mërgimtarëbve tanë. E para u realizua para ca shekujsh, ndërsa e dyta shkon duke u realizuar falë Zotit, Amerikës dhe Europës së Bashkuar. Është kjo një ëndërr, që një ditë mund të bëhet realitet, dhe atë me një kusht: po qe se e braktisim përçarjen ndërshqiptare, fanatizmin fetar dhe bajraktarizmin politik. Kurë do të vijë koha kur do të marrim shembujt e librave të shenjtë? Kurë do të vijë koha të themi se Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë kanë një klasë politike të shëndetshme, që e vë në lëvizje jetën ekonomike dhe shpirtërore? Kush mund të na e kontestojë atëherë të drejtën për t’u bërë kombi më i admiruar në botë? Shqipëria reale, përmes betejave të Skënderbeut dhe Adem Jasharit, përmes altruizmit të Nënës Terezë, dhe përmes mençurisë së Kadaresë, të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, një ditë do ta përfitojë të drejtën për jetë.

Në librin e Zt. Faridin Tafallari defilojnë shkrimet më të reja që i ka botuar në faqet e Facebokut. Nga to kuptojmë se shqiptari ngado që shkon, vendin e vet s’e harron. Kurrë nuk trembet shqipëtari, që ka në zemër gjak si zjarri. Shka bojn shqyptarët e mjerë? - pyeste Fishta për dembelat e Ballkanit. Hanë fiq e qesin petlla n’ujë. Dhe e shikojnë ushtarin e huj. Pale a e ka fesin qyp apo kapelë. Pale a e ka kalin at apo pelë. Të këtillë na duken sot ata që i hedhin më shumë lekët për cigare, se sa për gazeta shqiptare. Me çikto njerëz nuk dritohen brinat e dashit, na thoshte një mik imi një ditë, derisa Përtac Trimi kalonte nëpër Mirditë. Shqiptarët dikurë digjeshin për Shqipërinë. Ku janë ata shqiptarë të hatashëm, që i kishim në kohën e Xhelal Gjurës dhe Lazim Rexhepit, të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës? Burra e shkuar burrave, për nderë e për shpresë, për trimëri e për besë. Ku është zemërgjerësia karakteristtike e atyre që shkriheshin për komb e atdhe, siç ishin rilindësit tanë, atëherë kur toska e gega, myslimani e i krishteri, hidheshin në flakë të barotit për t’ia shpëtuar trojet Shqipërisë nga dembelat e Turqisë dhe derrat e Serbisë!

Shpirti shqiptar është shpirt i shenjtë. Skënderbeu përleshej me Islamin, ndërsa Adem Jashari me Sllobodanin. Njëra palë me ata që na e ngulfatën dembelizmin dhe fanatizmin, ndërsa tjetra palë me ata që na bënë myzevira.

Falënderojmë Zotin që iku ajo kohë kopiliste, kur shqiptari e shiste shqiptarin! Vetëm në kohën e komunizmit njeriu shkonte në burg për një fjalë goje. Shyqyr Zotit që bota shqiptare, tashmë ndërlidhet me Perëndimin katolik, siç ka qenë edhe ajo dikurë, që nga Suli i sokoleshave që hidheshin nga shkrepat për të mos rënë në kthetrat e fanatikëve të Azisë, e deri te trimat e Drenicës që rrokullisnin shkrepa bjeshkësh kundër autoblindave të Serbisë. Shpirti shqiptar është shpirt i punës dhe dashurisë. Jo më kot, Enver Hoxha e pagëzoi partinë e tij, Partia e Punës, edhepse paralelisht me jopunën, kriminelët e Sigurimit e praktikonin dhunën. Shqipëri moj Nëna ime, ndonëse jam i mërguar, Zërin tënd moj Zemër, nuk e kam harruar! (Baki Ymeri)

DITËT E STRUZHËS

Malli për vendlindjen time është i madh dhe i pashuar. Ndaj, për çdo vit pushimesh shkoj edhe e vizitoj Struzhën time me shumë kënaqësi e dashuri, sepse aty do t’i takoj shumë nga njerëzit e vendlindjes sime, që nuk i kam parë e takuar për disa dekada. Fshati ka përparuar me rrugë, e cila është asfaltuar, por edhe me disa gjëra që dikurë, nën okupimin serbosllav, na mungonin. Sot mungojnë banorët e Struzhës, sepse që nga pas lufta e UÇK-së, u shpërngulën për në Prizren dhe tash atje kanë mbetur pak banorë.

Si zakonisht shkova edhe unë këtë herë, si për çdo vit për tu çmallur me vendlindjen time. Fshati ishte mbushur me makina me targa shtetesh të ndryshme nga mërgimtarët e shumtë, aq saqë edhe kujdestarët e firmës ”Rrufeja”e kishin vështirë të ju siguronin vende parkimi.

Vizitova muzeun i shoqëruar nga dy vëllezërit Ymridin dhe Varvil Belallari, dy sokola si luana, djem nga më të mirët, me kulturë e edukatë, ku njëri ka kryer shkollën dhe ka studjuar në Vienë të Austrisë, kurse tjetri është me detyrë polic në policinë e Kosovës. Pas vizitës në muzeum shkuam tek shkolla e fshatit, ku do të bëhej inagurimi i fushës së sportit, për inagurimin e së cilës erdhi edhe Kryetari i komunës së Prizrenit. Hyra në stadium me një shok dhe u ula në një vend, në rreshtin e parë, i dyti nga e fundit. Filloi ceremonia, të cilën e hapi njëri nga këshilli organizativ, Daut Ali Pireci, përndryshe djali i dajës. Çudi ballkanike! Ai i prezantoi me rradhë të gjithë ata që kishin kontribuar, dhe për habi të të gjithëve, mua nuk më prezantoi, siç më nderonin edhe në të kaluarën!

Bile kësaj rradhe, as nuk më përshëndeti fare! Ky veprim arogant dhe prapanik i dajës më la një përshtypje të hidhur! Pse? Sepse kësaj here kishin ardhur mbi 90% e bashkëfshatarëve dhe pata shumë dëshirë t‘i përshëndesja bashkëvendasit e mi, që i doja dhe i nderoja pa hile!? Dhe kjo ishte dëshira ime e madhe. U krye manifestimi dhe po largoheshim nga ai vend, kur para derës të hyrjes, po e dëgjoj një zë gruaje. Ishte Qamile Karanezi Braha, e cila i shante i fyente organizatorët, që, pse nuk ja dhanë fjalën Faridinit, i cili qe 50 vjet ka shkrirë jetën për Kosovën tonë. Ky është ai që na ka çlirue. He turp ju qoftë juve dhe Ju ndëshkoftë i madhi Zot!

Kur e dëgjova këtë zonjë të nderuar, thashë me vete: Euuu, ja sa qenka lënduar kjo Zonjë për mua, për atë sjellje të organizatorëve karshi meje, të cilët nuk po i zë me emra, por dihet mirë se këtu është në pyetje edhe përgjegjësia e këshillit organizativ të këtij manifestimi! O Zot, thashë me vete, j

a sa me mllef po flet me zë të lartë për ta dëgjuar edhe të tjerët, për turpin e atyre, që kur Faridini vepronte e luftonte, këta ishin kalamaj, dhe më vonë edhe nëpër shkolla, deri në “studime”! Iu afrova e u përshëndeta me Zonjën, e cila ishte me bashkëshortin Jenuzin, që edhe ai ka dhënë kontributin e tij për Çështjen tonë Kombëtare.

Mendova në moment për vetëveten, që kam ecur dhe kam qenë nëpër shumë e shumë tubime, ku më kanë nderuar, më kanë përshëndetur, ma kanë dhënë fjalën që t‘u them edhe unë disa fjalë, kudo nëpër qytetet e shteteve perëndimore. Por ja që në Struzhë, në vendlindjen time, disa kalamaj nuk patën guxim as dorën të ma jepnin! Por, jo vetëm nuk ma dhanë fjalën, por më sa kuptova, as nuk donin të më shikonin në mesin e tyre, mua atdhetarin e lirisë, që bëra gjithçka për këtë popull.

Kësaj nuk i thonë tjetër veçse çudi ballkanike e organizatorit me vese parapanike! U largova në heshtje, duke ua lënë turpin në ndërgjegjjen e tyre! Ja se çka thotë poeti për për butakët e pandjeshmërisë ballkanike! Duke u larguar m’u kujtuan fjalët e Gjergj Fishtës: „Shka bajn’ shqiptarët e mjerë/ Hanë fiq e hedhin petllat n’ujë/ Dhe e shikojnë ushtarin e hujë/ Pale a e ka mazin pelë/ Apo fesin kapelë!” Ose: “Tmadhe briti Oso Kuka/ Qonju djema ju vraftë buka/ ju vraftë buka e Dovletit/ e u dhaqa uj te detit/ se s’i mirret gjaku i Avdis/ sot na iu humb nera shqiptarisë”. (F. Tafalari, 1 Gusht 2019)

TREGTIA NË BREGDETIN E SHQIPËRISË

Në ditët më të nxehta në brgdetin shqiptar ishte mjerim ti shikoje njerëzit duke lëvizur nga mëngjesi deri në mbrëmje nëpërmes njerëzve që kishin ardhur për ti kaluar disa ditë në plazh. Plazhi ishte për plot me njerëz. Delli ndriçonte nga lart me rrezet e lëshuara poshtë në rërën përvëluese dhe herë-herë të dukej sikur po e digjte çdo gjë që ishte mbi dhe e në veçanti pranë detit dhe nga rëra përvëluese, uji brenda detit shungullonte dhe xixëllonte sikur po shkrepte nga zjarri. Por ajo që ishte për të ardhur keq, ishte nga lëvizjet e “tegtarëve” me ngarkesa nga më të ndryshmet, duke filluar nga tekstili, si fustanela, veshje te brendshme për plazh e shumë gjëra verore.

Ata kalonin duke u endur herë një krah e herë tjetrin dhe ju bënin thirrje pushuesve që të blenin, si misër të pjekur e të zier, si petulla të çastit, si byrekë, flijë, mollë, dardhë, banane, nektarina, mandarina, fiq, rrush, akullore e gjëra të tjera, si orë dore, zinxhirë e hallka me emër e pa emër, sipas nevojave apo kërkesave të pushimtarëve. Ata kalonin nga një çadër në tjetrën dhe dikush merrte, por ishin të rrallë blerësit, dhe kështu atyre iu kalonte dita me pakë shitje e shumë mundime. Kishte nga të dy gjinitë, si meshkuj si femra, si të vjetër si të ri. Kishte edhe fallxhore që rraseshin tek pushimorët dhe kërkonin t’ua shikonin fatin.

Pak raste kishte që e pranonin, por kishte edhe lypsa që e shtrinin dorën për lëmoshë, aq sa t’i jepje e ai të falënderonte duke të uruar: Zoti të ndihmoftë! E kjo ishte tregtia e shqiptarëve për të mbijetuar duke i përjetuar të gjitha ato lodhje e mundime, dhe kur të shikosh nuk kishin fituar as 1.000 lek apo 8 euro në gjithë atë ditë të gjatë. E po kjo është Shqipëria mëmë e imja dhe e gjithë shqiptarëve, e cila e kishte zhvilluar punësimin e njerëzve. Pas fitores së demokracisë, pushteti e kishte varfëruar pjesën më të madhe të popullit. gjë që ngjate si të ishe në Bangladesh! Mënjanë kishte të varfër, por aty kishte edhe pallate që ishte vështirë t’ua shikoje fundin nga lartësia dhe gjerësia me të gjitha ato lukse.

Sa shumë më brengoste kjo gjendje e mjeruar e popullit tim në vendin tim! Por ndonjëherë vinte një burrë me një trup të gjatë që shiste fustane për femra, të cilin e quanin Maliq Loqi nga Kukësi. Ishte i gjatë dhe i shëndetshëm. Ai ndalej te çadra ime dhe ia merrte këngës si kreshnik mali duke kënduar për trojet e bashkuara të Shqipërisë Etnike, dhe më dukej sikur më kuptonte se po vuaja nga ky mjerim i popullit tim. E thojsha me vete se ky vend po vuan, por kurrë nuk do të zhduket dhe nuk do të shuhet kurrë! (F. Tafallari, 6 Gusht 2019)

ADRESAT E POSTIMEVE TË ZK, GJATË VITEVE 1982 – 1984


1. AbaziAbdylkadri, “Furkan” Marabit Muhaxherin Damaskus SYRIE(5)
2. Adem Kelmendi, T.O. Box.95, Focskray, Virginia, 22150, USA-(5)
3. Agim Osmani, Schmidenstr. 156 7000 Shtutgart (5)
4. Agim Gashi, 1927 Stepher Dr. Montgomery, Ili.60538 U.S.A (5)
3. Ahmet Sadiku,Gineheimer Landstr. 42 1653, 6. Frankfurt, 90(30)exp.
4. Ahmet Krasniqi, Hotel Flaminus, Via Frncinet Nr. 23, Prima porta, Roma Italy(30)
5. Ahmet Muharremaj, 8 Rue du Prebotin Nr. 77160 France (20)
6. Ahmet Zharku, 207 E.Mosholu Pkwy Bronx, N.Y.10467 U.S.A. (30)
7. Ajet + Meni, 1330 S. Central AV.Cicero, Ili. 60650 U.S.A.(15)
8. ALBANSKA KULTUR 4285 Förneningen «Adem Demaçi« BOX 20314
SCHWEDEN
9. AL.Kosovar, Youth in TheFree World 439West46 Street NewYork
N.Y.10036USA(5)
11. Aleks Efthim 13330 Nadine St. Huntigton W. Mi 48070 U:S:A: (5)
12. Alivebi Beadini, Motenburgerstr.12 Hamburg 50 (Halit) (10)
13. Avdyl Nuhaj, Drahenfelstr.1/A,D-6700 Ludwigschafen tel.573194(5)
14. A.Zenelaj (për Shaqën)8 Avenue Maurice Thorez 69120 Voulx EN VELIN Lyon Francei(30)
15. Azir Aziri, Chee de Haeht 486 1030 Brukselles Belgien (15)
16. Bashkimi Kombëtar Shoqria « Bajram Curri » P.B. Box Hastings Vic. 3915
Australia (10)
17. Bajram Lata, Kastellstr.11, 7972 lsny Algäau (20)
18. Bajram Shala, Schmiden str.90 D-7000 Shtutgart 49.0711563927(5)
19. BELLA VITA (Restaorante) 1409 York Avenue New Xork, N.Y. U.S.A. (5)
20. Besim Rexha, Heidelstr.4 D-5520 Velbert 1 (5)
21. Brahim Shehu, Kastellstr.11, D-7972 Allgäu (5)
22. Brahim Zeqiri, Av Du LIGNON 21 Geneve SUISSE tel.564011
23. B. Bedzeti Dotmumnderstr.69, 4000 Düseldorf (30)
24. B. Krasniqi, Po Box 1314 Bunbury 6230 W.A. Australia (20)
25. Dem Dinaj, Am Buchagn str.32 D-5963 Venden 1 Krs OLPE (5)
26. Dem Haziraj, Herweg str. 4 D-7306 Dekendorf (5)
27. Dino Egriu 10 Ocean Parkway Brooklyn, N.Y. 11218 U.S.A. (5)
28. Ejup Ahmeti, 18 Rue Acasias Nr.205, CH-1225 Geneve, (5)
29. Emrush Ramniqi, Schutzenstr. 27,6700 Ludwigschafen (5)

30. Enxhëll Kolaneci, Botschaftstrat S.V.AL.Jacquingasse 41, 1030 Wien Austri
31. Enver Avdullahu 3.Rue des Pitons Ch-1205 Geneve te.2952o5
32. Esat Bilalli, 270,6 Th,Palisades NY.06750 N.Y. U.S.A. (5)
33. Familja KALAJ, 40 East Ave. 81 St. NewYork,N.Y.10027 USA. (10)
34. Fadil Rashani 10,rue John-Grasset CH-1205 Geneve.tel.299374 (5)
35. Fadil Hajredini, 1, Chemin desOuches CH-1203 Geneve.tel.968547
36. Faridin Fafallari, Haiterbacherstr.75, 7270 Nagold te. 07452 66108
37. Faik Misini, (19.41)22-684962
38. Faik Hamiti, në Shtutgart tel.(19)49.711.252784 miku.?Frikacak!!!
39. Fehmi Sadiku, Av Du 00Mars 24 CH200 Neuchtal tel.38/246570 (5)
40. FONDI i PERBASHKET SHQIPTAR P.O.Box197 Brooklyn ,N.Y. 11218
Lisle.U.S.A.
41. Gazmend Lleshi, 1330, S.Central Chikago 60650 U.S.A. (5)
42. Gürkan Saraçoglu, Mahmut Pasa cad. No.82, Istanbul (5)
43. Gjergj Kalaj, 125 Goldner Av. Pontiak, Mich., 48054 U.S.A. (20)
44. Gjergj Kalaj 40 E.End Av.81st. Ny.Manhetan U.S.A. 5?
45. Gjeto Sinishtaj, 315 E. 68 St. New Xork, N.Y. 10021 U.S.A. (20)
46. Hajrulla Tërpeza, D-8264 Waldkraiburg, Rangenueg (5)
47. Hamid Krasniqi, Rübinhomle 30 D-7074 Albsdadt 2 (2)
48. Hasim Mjaku, Markgrafenstr. 54, 7750 Konstanz (5)
49. Hasim Sufta, 1145 sok. No.94 Yeniseheir, Izmir-Türkiye (2)
50. Hatixhe Morina,Schubertstr.18,6000 Frankfurt-Main (10)
51. Haqif Demka AROSA (19)41.81/313769?
52. Hysk Halimi, tel. 315970?
53. Hamz Laqi. 49.52462308?
54. Hajriz Demiri, C.2.25.D.68 Manhaim 1.tel.49.621.21526
55. Idriz Halimi tel. (19) 41.22/3147713
56. Ilaz Devaja, tel. (19)-22- 320700
57. Iljaz Kamberi, Schödlerstr.30 Wandsbek 20 2.Hamburg (150)
58. Ismajl Hoxha, Helingen str.25, 6630 Saarlouis-Roden (5)
59. Isah Latifi 49 (42.1)655036
60. Ismajl Hyseni, 18 Rue Jean Jaqnet Ch.1201 Geneve-tel.320975
61. Ismail Imeri, P.O.Box 511 Lisle Ilinois 60532 U.S.A. (20)
62. Imer Berisha 1 Walker Court Greinwich, conn.606830 U.S.A. (2)
63. Imer Isufi 1611 Mary An Lan Lockport, Ill., 60441 U.S.A. (5)
64. Imerjah Qamili, Kölnerstr. 313, D-4000 Düseldorf (30)
65. Isa Bulan, Karl-Theodorstr. 4 D-6908 Wiesloch
66. Jahir Prenku, Robertstr.21, 5000 Köln 91 tel.0221857226
67. J. Röhm Kristofstr. 41 Shtutgart-Fellbach (2)(miq gjerman)
68. Kadri Avdullahu, te.923694
69. Kamber Kamberi, tel. (19) 41. 45/ 513358
70. Kolë Paloka, seestr.42, D-7033 Kernen (5)
71. Kolë Gjojcaj, 36762 Waltham, Sterling HTS. Mich. 48077, U.S.A.(20)
72. KPD. Welingoferstr. 103, 4600 Dortmund 30 (2)
73. Klubi „Emin Duraku“ Düseldorf“Graf-Adolfstr.63- 65.4.Düseldorf
74. Klubi „Idriz Seferi“, Rue Rubens 41, 1030 Bruksels-Beg. (150)
75. Klubi „Perparimi“ Weststr.150 Zürich, tel.01-352411
76. Latif Qelaj, Alte Landstr. 101, 2072 Bargteheide
77. LIRIA 397/B W.Broadwey S. Boston, Mass. 02127 U.S.A. (10)
78. Lutfi Dauti, 55 Cathrineav Weternbury. Conn 06704 USA.(100)

79. Lekë Syla hasangasse 33,1100 Vienë-Austri
80. Maksut Zulfaj, Vulkan str. 32 D-2820 Bremen 70 (15)
81. Mahmut Kryeziu, Frolihstr. 12, 89 Augsburg (10)
83. Mark Mirdita, 16 Rue De Chaudronees Ch. 1205 Geneve
84. Murat Kryeziu, Nordwestring. 30, 7042 Bernhaussen (10
85. Mejdi Raxha, Hidere Wasse 30/682, 7032 Sindelfingen
86. Muharrem Gjocaj, Klarastr. 9-72, 8000 Münhen 19 (150)
87. Muharrem Ramaj, Pasenstr. 13, 2800 Bremen 44 (5)
88. Musa Xheviti, Militet str. 10 Delroth, 4047 Dormogen 11 D.(2)
89. Mr. Lefter Dema, Monroe, 2146-3- B, 1428Buenos Aires, Argentina(10)
90. M. H. Bilali, 48 Fairviev Av. New York N.Y. 10016 U.S.A. (3)
91. Muhamet Ramiqi, Cite Ouest« G »Ch.1196 Gland (VD)tel. 642957
92. Mulaj.? Jesgostr. 11, 1. Berlin (40)
93. Mustaf Rexha, Rue de Indenerie 5 Geneve-Suisse tel.564011
94. Mursel Nuhaj, tel. 0211-658751
95. Milaim Shabani, Cite Ouest « G » 1196 Gland (VD) Suisse
96. Miftar Avdullahu, B. D. Santei Gorge 44 Geneve Suisse
97. Milaim Hoti, tel. 410233
98. Nami Ramadani, Karlsbaderstr. 12, 7300 Esslingen (15)
99. Namuk Çaliskan, Gökalp Mahlesi 44/2, sok.No.33-D- 1, Zeytinburgnu. Istanbul, Tyrkie (2)
100. Nezir Neziri, Martin Hemmstr. 81, 8070 Ingolstadt (7)
101. Nezir Nuhaj, tel. 0211-658477
102. NueCamaj+Pjeter B. 510 East 86 Street NewYork, N.Y. 10028 USA
103. Nur Hanim, Cigdem sok. Nr.24/6, Pendik, Istanbul (5)
104. Nijazi Sylqa, Gülvenik Cad. Yaylagül, sok. No.3/19-20, Asagi Ayranci Ankara
(10)
105. N. Neziri, Max-Peschelstr. 27, 8858 Neuburg (50)
106. Nikole Shtufi, Hercherstr. 1B Hanover (tel.o511-323372)(5)
107. N. Dibrani, Untenführungstr. 18 4600 Olten. CH (5)
108. Peter d`Albano, 765 Agate st. apt San Diego. Cal 92109 U.S.A.
109. Peter Platzman, Erlbüggerstr. 15a. 4370 Marl. (2)
110. Q. Malaj F. Grem Stationsweg 14. 5210Troisdorf, tel0224,173832(10)
111. Qerim Berisha, 1123 Berndard Drive, Westbury, U.S.A. (10)
112. Q. Kerqova, Co“Red Apple INN”8. stret, Monroe Wis, 53566USA5)
113. Raiz Deva, Zefer Mahlesi, Marangoz Bursa (2)
114. Ramiz Kurtulus, Gazi Osman Pasa cad. No. 16 Aliböjköy, Istanbul(2)
115. Ramazan Ajdini, Il. Kristin Dr. 822Schaumburg. Ill. 50195 USA.(10)
116. Reis Bega, 99 Medison Av. New York N.Y. 10016 USA. (3)
117. Rexhep Gecaj, Lunzernstr. 80-7035 4020 Linz Austria
118. Rexhep Rama, Dorfstr. 54, 4656 Starkihre. CH (2)
119. Rexhep Ibrahimi Königes str. 81 Kaiserslautern (5)
120. R. Tafallari, Karthauserstr. 40, 55o3 Konz
121. Reshat Sahitaj, Rue Masui 116 1100 Bruxseles Begique
122. Rifat Buzuku, Rohrwegg 44, 3470 Hökster (5)
123. R. Sharaj, 21 Kristin Dr. 822 Schaumburg Ill, 60195 USA(5)
124. Rrustem Gashi, Motorstr. 59 Zimmer 205, 8 München 40
125. Shaban Neziri (K. L.) Klingenstr. 23, 7101 Massenbachhauesn (5)

126. Shaban Yldrim, bayerstr. 5, 8000 München (2?)
127. Shaqir Salihu, 7408Laybton Drive Sprinfield Virginia 22150 USA(20)
128. Shaip Hashani, 6137 S. Kolin, Chikago Ill. 60629 USA. (20)
129. Shaip Zeqiri, Herrenbergerstr. 40. Zim, 305, 7400 Tübingen (30)
130. Shemsedin Kryeziu, Hotel Z. Hircshen Sant Julistr 21Salzburg(10)
131. Shote Camaj, 510 East 86 St. New York.,N.Y. 10028 USA.(10)
132. Sadik Zeneli, (Uka) Münzerstr. 12, Bö 7100 Heilbronn (5)
133. Sadri Hajrizi, Löhstr. 3a, 5090 Leverkusen 1. (20)
134. Sami Hashani, 128BD. de Stalingrad bad. lesc.1 ap.3, 94200, Ivry S/Saine, Frankrei(10)
135. Sami Xhaferi, 1902 Brandley Dr. 60538 Montgomery Ili., USA (2)
136. Saçir Kastrat, Feridiye cad. No. 93,Taksim Istanbull (2)
137. Selim Koca, Haim Sindelfingen….. (30)
138. Selami Beçiri, Rue du Ruissen N. 92, 75018 Paris (5)
139. Selmani L+Z+N. Dalipi, 11.Rue Dizernes 1205 Geneve Suisse
140. Smajl Ngucati, Kelenstr. 19, 7000 Shtutgart 1 (5)
141. Sitki Belallari, Fa.Wallner Martingasse 16, 2700 Wr. Neuestadt Austri
142. Sokol Gashi, Mindelsheim str. 12, D-8938 Buchloc (1)
143. Sylë Neziri, Mommssengasse 21-14, 1040 Wien Öshtrei (10)
144. Sylë Nuha, Gustav Poesgenstr,-Düseldorf (19)49. 211-382556(150)
145. Sylë Thaçi, Kolskstr. 26, 46. Dortmund 14 (40)
146. Tafil Berisha, Malemsaijmstr. 35, 7253 reningen, W-Germany (5)
147. Tejfar Dervishi, 74 4t4 Ave. Paterson. N. J. 07524 USA.
148. Tefik Saraçoglu, mahmutpasa cad. No. 82, Istanbul
149. Tus Amet, Rue de skater ventes 53, 1080 Bruxelles Molemberk
150. Vedat & Sadrije Saliu, tel. 0711-886727
151. Vebi Mustafi, Oberbilker Allee.6, 4000 düseldorf 1
152. Vebi Bajrami, Günder Schharovskistr.6 (20)
153. Vëllazrit Sela, 824 Ceney IslandAve. Brooklyn, N.Y. 11218 USA (30)
154. Xhafer Basha, Unterbiberger str. 26, 8000 München 83 (20)
155. Xhavit Ramabaja, Auf Dem Felde 23, Gütrsloh 12. (30)
156. Xhavit Kabashi, 316-6- 92street, ap.26. New York,city. 10028USA (10)
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
157. Xhafer Demolli, Kopernikustr. 29, 2800 Bremen
158. Xhafer Rrahmani, tel. 38.75893
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra-Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhevdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152. U.S.A
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)
159. Xhavit Fera, tel (19) 41. 297305
160. Xhemajl Duraku, Box 66, 26035 Ödakra, Schveden. (30)
161. Xhemail Musliu, Poststr. 58, 7250 Leonberg (5)
162. Xhvdet Hoxha, 29559 Lamer, Livonia Mi 48152.
163. Xhezair Ahmeti, 1830 Brooklyn, N. Y. 11210 U.S.A (5)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat