Mirënjohje poetike

Kultura

Mirënjohje poetike

Nga: Neki Lulaj Më: 1 maj 2023 Në ora: 22:58
Neki Lulaj

Ti më mësove të mbaj në sy dy mistere
Lum ai që ia gjen  Kodin e pagabueshëm të Zgjimit.
Në cunamin e radhës do të marr librat me vete
Të prek dhe mes reve flatrat e gëzimit

Më mëson që të përkëdhel fjalët tek vargu
Të ndez një zjarr dhe mes dëborës në pyje
Kur të shoh duke dalë nazike nga pragu
Më shfaqesh së largu si  në një pyllnajë me yje mali.

Ti më mësove të kem dhe unë natën mike
Të mbyll sytë nga loti dhe lumturia
Të hesht kur këndojnë zogjtë në gjethishte
Të flas kur të çelë gonxhja nga ngrohtësia.

Më mësove të mos vrapoj nga frika si i marrë
Në Mbretërinë e Mençurisë të mos mbetem si i dehur
Kur kopeja e deleve shkon butësisht pas dashit tek fusha
Të mbaj në supe shportat me lule pranvere çelur.

Atëherë diturinë do ta bëj dy herë mike
Në fletë librash do kujtoj druvarë e shkronjëtarë
Oh, ç’qënka të jesh Kalorës i një dite magjike
Kur dielli të bëhet një shok besnik, i rrallë.
Për datëlindje!…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat