Aktivitetet e drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Dragashit

Kultura

Aktivitetet e drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në komunën e Dragashit

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 3 maj 2023 Në ora: 16:15
Dragash

Drejtoresha e DKRS në Dragash Liridona Misinaj-Piraj ka thënë për gazetën “Bota sot”, se do të përkujdeset për identifikimin, prezantimin dhe operacionalizimin e nevojave dhe kërkesave për përkrahje institucionale dhe financiare të aktiviteteve kulturore, të rinisë dhe sportit, si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën e këtyre fushave në Dragash.

Ajo ka premtuar se do t’i përkrah manifestimet tradicionale, si “Garën e Pehlivanëve”, garën e vrapimin të Kuajve, sofra poetike “Ymer Prizreni”, Festivalin folklorik “Opoja Vallëzon” me karakter ballkanik, Festivalin Rinor dhe aktivitetet të tjera sportive tradicionale, si turniri të ndryshme sportive dhe përkrahjen financiare për Klubin e vetëm Futbollistik “Opoja”, i cili klub garon në ligën e tretë të Kosovës.

Sipas drejtoreshës Misinaj këtë vite do të investohet edhe në rregullimin e stadiumin e qytetit të Dragashit, që do të jetë një investim kapital dhe mese i domosdoshëm për sportin-futbollin e kësaj komune.

Po ashtu edhe këtë vit do të vazhdojë përkrahjen e organizatave joqeveritare që veprojnë në komunën e Dragashit, ngase Komuna ndan çdo vit disa mijëra euro subvencione për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Sot kjo drejtoreshë që është treguar shumë e suksesshme me punën e saj, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Turk Hikmet Sveke, në Dragash, ku drejtoresha Liridona Misinaj, e ka informuar komandantin e KFOR-it turk, për nevojat të cilat do të ndihmoni në mbarëvajtjen dhe përmirësimin e jetës kulturore, sportive në Komunën e Dragashit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat