Në pritje

Kultura

Në pritje

Nga: Tahir Bezhani Më: 4 maj 2023 Në ora: 08:37

Sot

Tërë ditën jam në pritje

Do më vizitojnë shumë miq

Që me mallin e kohës së ikur

Fortë do i përqafoj

Ata

Moti nuk i kam parë

Edhe pse gjithnjë më rrinë varur

Në bebëzat e syve

Si shkrumb i mbetur moteve

Sot

Jam në pritje të takimeve të reja

Të përhajreve të viteve të përcëlluara

Të ngushticës së oxhaqeve

Të nxira nëpër motet

Edhe zerzeleve të rritës sime

Dera po troket lehtë edhe gëzueshëm

Hyni

U them trokitjeve të ngroha

Më djegin përqafimet

E lagën parmakët e heshtur

Po pse t’i numëroj vitet në lodhje

Këta barinj të shpirtit

Që ruajnë bukurinë time

Sa interesant

Heshtja që rri në pritjen e gëzuar

Si tingëllimë e bukur......

DALLGË TË VETMUARA

Më vijnë shushurima të lehta,

Si zhurmë gjethesh n ‘erë

Hyjnë pa trokitje në dhomën e mendimeve

Nguliten në merimangat e pyllnajës

Buzëqeshja e hidhur i zbukuron këndet

Pa trazime me krisma anash

Ledhatojnë vetminë time hijeve të mjegullta

Sa më janë ënjt sytë e pafjetur moti

Mes ngrirjes e shkrirjes është tharë ashti

Ndiej fishkëllima këngësh të moçme

Do tela në dridhje vajesh valëviten

Duke i kënduar durimit të bardhë

Floska malli përkunden rrasave të gurta

Diçka si tym digjej në brendi,

Në heshtje

E pi lotin si piklat e shiu etshëm

Buzëqeshja tretet qiellnajës

Rrugëve të jetës mistike.....

PIKLA NGA QIELLI....

Një re e zezë n ‘hapësirë

Sillet në boshtin e rrëmujave

Konfrontohet sferave trishtueshëm

Udhëtimeve të asteroideve në galaktikë

Në planetin toke dridhet frika

Pikla nga qielli vijnë, re të zeza...

Kundërmojnë mbetjet mëngjeseve

Frika humbë rrugën merdianeve

Fjalëboshet i mëshef hëna

N ‘horizont shëtisin mjegullat

Në boshtin e vet të rrëmujave

Rrezet e diellit ndriçojnë ëndrrat

Ripërtërihet buzëqeshja e vrarë

Pikla nga qielli vijnë pandarë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat