Desha të flas me nënën

Kultura

Desha të flas me nënën

Nga: Ismail Gashi Sllovia Më: 7 maj 2023 Në ora: 08:41
Ismail Gashi Sllovia

Ardhmëria ime

E barabartë

Me kohën

Në funeralin tim

Për mua

Qante vetëm babai

Dasmorët e panjohur

Flisnin mes vedi

Mysafirëve

Ju fola për biografinë

E tokës

Loti mallkoi gotën

Syri i babait

Shikoi thellë

Gjithë natën

Kam folur

Me të gjithë

Me nënën

Kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat