Si duket ai... (tradhtari)

Kultura

Si duket ai... (tradhtari)

Nga: Zymer Mehani Më: 8 maj 2023 Në ora: 09:50
Zymer Mehani

Ai është dinak

Dhe tinëzar është

I pabesë vërtet

Pas shpine të vret
 

Gjithçka është ai

Ujk, hienë, ari

Madje dhe çakall

S'është vetëm njeri
 

Vërtet, njeri është

Që ecën me kokë

Veç tradhtisë, s'di tjetër

E lëshoftë kjo tokë!
 

Ai s'ka as familje

S'njeh komb, as atdhe

E njeh vetëm lekun

Në Zot të bëj be...
 

Sorollop ai është

Bastard a dobiç

Shet komb e atdhe

S'njeh shokë e as miq.
 

Rrufetë na i rënshin

E çafshin në dysh

N'tah t'rrafshit theftë qafën

I hienës këlysh!
 

Ai s'ka as moral

Si derri në mal...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat