Dritë ndër shekuj

Kultura

Dritë ndër shekuj

Nga: Neki Lulaj Më: 9 maj 2023 Në ora: 14:08
Neki Lulaj

(Në datëlindjën e  618 të Gjergj Kastrioti)

Ndër shekuj flakadanë  yje lirie patëm shumë
N´mes tyre Gjergji  ynë shndrrit si diell rrezear
Vringëllimae e tehut të shpatës nuk ndalej në furtunë
Me trimëri  ua theu kurrizin erërave nëpër dallgë.

Ai pat trupin shkëmb e zemrën kështjellë
Dorën çelik e vështrimin si vargmali
Gjithmonë ndër bashkëluftëtarët ka qenë
Gjergjit tonë i thurin legjenda  ku frymon shqiptari.

Ai s`ishte i vetëm, por me shumë bashkëluftëtare
E sfidoi  perandorinë ku ishte veziri e sulltani
Mbrojti  nderin,  pragun, tokën e parmakun e lashtë
Asnjë murlan s’e zprapsi atë lis të padjegur shqiptari.
Pogradec,9 maj 2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat