Kroacia shteti i parë që shkon në finalen e Eurovisionit 2023

Kultura

Kroacia shteti i parë që shkon në finalen e Eurovisionit 2023

Më: 9 maj 2023 Në ora: 23:19
Foto nga vendngjarja

Kroacia është shteti i parë i cili është kualifikuar për finalen e madhe të festivalit të këngës ‘Eurovision Song Contest 2023’.

Let 3 me këngën Mama ŠČ kanë siguruar një vend për në finale, duke u pasuar nga Moldavia dhe Zvicra.

Ndërkohë Albina dhe familja Kelmendi që përfaqësojnë Shqipërinë me këngën ‘Duje’, pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë më 11 maj.

Edicioni i sivjetmë po mbahet në Liverpool dhe e ftuar speciale natën e sotme ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat