Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

Kultura

Hapet ekspozita për “Holokaustin sinti dhe romë”

Më: 10 maj 2023 Në ora: 17:49
Foto ilustrim

Organizata "Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë hapur ekspozitën për “Holokaustin sinti dhe romë”, e cila do të jetë e hapur për vizitorë deri me 30 maj në Muzeun Kombëtar.

Kryeministri i Albin Kurti deklaroi se gjenocidi ndaj romëve është lënë shpesh herë në harresë, megjithatë shtoi se romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima ishin edhe shembuj rezistues ndaj këtij projekti.

"Kurrë mos e harro", ky udhëzim për të kujtuar gjithmonë holokaustin ka një domethënie të veçantë për romët, sepse gjenocidi ndaj tyre është lënë shpesh herë në harresë. Andaj kjo ekspozitë ka një rëndësi përtej kufijve të Kosovës, është pjesë për të dokumentuar në hollësi gjenocidin ndaj romëve dhe sintëve që të mos harrohet kurrë. Me gjithë këtë romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima ishin edhe shembuj rezistues ndaj këtij projekti", tha Kurti.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde tha se është dashur të kaloj një kohë e gjatë që Gjermania t'i njohë krimet ndaj romëve e sintëve.

"Mbi 2 milionë romë e sintë janë vrarë në Gjermani e në gjithë Evropën, humbje e madhe. Dua të dënoj historinë tonë. Gjermania për një kohë të gjatë nuk i ka njohur krimet ndaj romëve. Gjithë përfshirja sociale është pjesë e procesit të Berlinit", tha Rohde.

Ai bëri thirrje të gjithëve ta vizitojnë këtë ekspozitë.

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani ka kujtuar të gjitha viktimat, ndërsa theksoi se një gjenocid që harrohet ka mundësi të përsëritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat