Doçi: Albina Kelmendi jo vetëm në finale, por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë

Kultura

Doçi: Albina Kelmendi jo vetëm në finale, por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:44
Agim Doçi

Sonte është gjysmëfinalja e dytë e Eurovizon në Liverpul të Britanisë dhe është edhe nata kur këndon përfaqësuesja e Shqipërisë, Albina Kelmendi së bashku me familjen e saj.

Kënga “Duje” është e shumë komentuar që në momentin që u prezantua në festival, pasi erdhi në një mënyrë të ndryshme edhe për numrin e pjesëmarrësve në këtë projekt.

I komentuar ka qenë edhe teksti i këngës, disa e kanë vlerësuar dhe të tjerë e kanë kritikuar me nota të ashpra.

Poeti Agim Doçi tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se Albina Kelmendi jo vetëm në finale por me rezultatin më të lartë të Shqipërisë.

“Në gjykimin tim kjo këngë është himn, në kohën që jetojmë kur familja nuk po funksionon mjaftueshëm që të mbajë të lidhur njerëzit. Për mendimin tim, kjo këngë jo vetëm që do jetë në finale po do marrë rezultatin më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit shqiptar në Eurosong”, tha Doçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat