Këmisha e dehur

Kultura

Këmisha e dehur

Nga: Atdhe Geci Më: 12 maj 2023 Në ora: 19:47
Atdhe Geci

Kam provuar sy të bukur grash

dhe buzë të kuqe gjak, e gjij të

përvëluar! Por, shijuar s ́ kam si

buzët e së ardhurës në Roganë!

Motër e ajrit e ulur në kopsht

dëgjuar i kam lulet tek fjalosen

era përpiqej paq ti pajtonte, por

hija vranshëm fliste nën vetulla.

Ca pemë vere frutat i pjekin në

mëngjes, e disa tjera janë natore

tokën tonë ne duhet ta njohim,

në dashuri ne jemi epiko-lirikët.

Në Roganë jetuar kam 20 vjet

moshën më të harlisur të rinisë,

me muzën kam bashkëjetuar,

e sytë e vajzave i kam në shpirt.

Hëna në Roganë mbetet natore

natore mbeten yjet, hijet e tyre

Një këmishë e dehur nga prilli

thërret! Jam e duhura, puthëm!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat