Kur bisedon me studiuesin e njohur Mark Mesuli

Kultura

Kur bisedon me studiuesin e njohur Mark Mesuli

Nga: Vlash Prendi Më: 13 maj 2023 Në ora: 11:03

…Ditët e nxehta të gushtit më gjetën në qytetin alpin të Pukës, i ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të këtij qyteti me kryetar regjisorin e mirënjohur Fran Vuka, në një event kulturorë kushtuar shkrimtarit dhe gazetarit të njohur Gjon Gjoni. Qyteti verior ka gjallëri, ka lëvizje, ndonse me ritme të ngadalta, jeta gjallon. U gëzova pa masë, kur rastësisht takova mësuesin, drejtuesin e arsimit dhe studiuesin e shquar, mjeshtrin e monografive, të mirënjohurin Mark Mesuli. U takuam si miq të vjetër dhe nisëm të bisedonim për fushat e krijimtarisë, problemet dhe arritjet në arësim, mu aty para përmendores së poetit të shquar Millosh Gjergj Nikolla, i cili qe vendosur në qendër të qytetit me një ceremoni të bukur më 18 prill 2016, që së bashku me Lulin e vocërr qëndronin të heshtur, përpara ndërtesës së Bashkisë së qytetit, fshehur prapa ca pishave. - Kam ditë që po punoj për një libër të ri, kësaj radhe me ndjenja dhe mendime nga bisedat dhe takimet që kam bërë me një shkrimtar të madh, të cilat më kanë mbetur në mendje dhe dua t’i pasqyroj në një libër, - më thotë Marku, - por sot nuk mund të mos vija në këtë takim kushtuar mikut tim, gazetarit të njohur Gjon Gjoni. Jemi së bashku me studiuesin Llesh Ndoi, autor i monografisë “Gjon Gjoni – Intelektuali qё nuk mund tё harrohet”, të cilin e shkroi së bashku me shkrimtarin Idriz Ahmetaj, tashmё i ndjerё, i cili u botua kёtё vit. Ne e kami njohur Mark Mesulin vite më parë, kemi biseduar shpesh me të, kemi shkëmbyer mendime, qe na kanë vlejtur shumë në punën tone krijuese. Prof. Marku është njeri me vlera, mësues i përkushtuar, drejtues me vision dhe mbi të gjitha, studiues i zellshëm, autor i rreth nëtë veptave studimore dhe monografike. Veprat e tij kanë bërë jehonë brenda dhe jashtë atdheut, artikujt e tij sidmos për historinë dhe figurat e shquara të artit janë interesante, prandaj janë mirëpritur nga masa e lexuesve. Ai nuk përtonte kurrë, është mjaft energjik, shkruan pa pushim, lexonte dhe studionte vazhdimisht, kurdoherë e gjen mes librave. Vite me radhë ka qënë drejtues në institucione arsimore dhe më vonë qe zgjedhur në dy mandate Kryetar i Komunës Gjegjan, duke rrezatuar kurdoherë përgatitje dhe vlera maksimale.

Punën e vështirë dhe delikate të mësuesit e kishte pasion. Ka nisur të shkruajë që në rininë e hershme. Janë të shumtë artikujt e botuar nëpër gazeta të ndryshme si në “Buletini Puka dhe Shkolla”, gazeta “Zëri i Popullit”, “Mësuesi”, “Përpjekja”, ” Koha jonë”, “Nacional” dhe në revistat “Studime Historike”, “Revista Pedagogjike”, “Studime Filologjike” etj, ku pati botuar mjaft artikuj, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme reformës në arsim. E tërhiqte tema e rëndësishme e edukimit, prandaj shkroi dhe botoi shumë studime për punën, përvojat dhe problemet që dilnin në fushën e mësimit dhe të edukimit. Kujtimet, mbresat dhe përshkrimet për punën, jetën dhe veprimtarinë krijuese të tij, të rrëmbejnë dhe të frymëzojnë. Ato janë aq interesante dhe të thjeshta, saqë edhe lexuesi përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar ai në jetë, e si rrjedhim edhe lexuesi jeton me shqetësimet e tij në çdo moment. Shetisim dhe bisedojmë me birin e dashur të Pukës rrugëve të qytetit. Të befason me kulturën dhe përgatitjen që ka. Të flet me superlativa edhe për krijues të tjerë të qytetit dhe rrethit. Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë mësimore, drejtuese dhe krijuese të një mësuesi dhe studiuesi të njohur, ka mjaft ndodhi të gëzueshme por edhe të hidhura, që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse dhe të bukura për të ardhmen. Mark Mesuli ka lindur më 25 tetor të vitit 1952 në Dom - Gjegjan të Mirditës, që sot administrativisht përfshihet në rrethin e Pukës. Pasi mbaroi arsimin fillorë në vendlindje, vazhdoi me shumë sakrifica shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka”, ndërsa në vitet 1972 – 1976, vazhdoi studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër, duke marrë titullin “Mësues i arsimit tetëvjeçar”. U edukua me dashuri për punën dhe profesionin, prandaj kudo ku punoi dhe jetoi la gjurmë përmes punës, fjalës dhe veprimtarisë. Ka dhënë kontributin e tij si mësues dhe drejtor shkolle në fshatin Kuzhnen, Gjegjan dhe Mesul, ku ka qënë shembull në kryerjen me sukses të detyrave në fushën mësimore dhe edukative, prandaj është vlerësuar gjithnjë për këto arritje. Që në moshë të re, u mor me veprimtari krijuese, në këtë periudhë u dallua për evidentimin, mbledhjen dhe studiudimin e kulturës materiale dhe shpirtërore të revës së Pukës dhe Mirditës. Nisi të botojë me passion shkrime të ndryshme në gazeta dhe revista të ndryshme shkencore. Ȅshtë zgjedhur dy here kryetar i Komunës Gjegjan të Pukës, ku ka qënë shembull në kryerjen e detyrës. Ȅshtë autor i rreth nëntë veprave të botuara historike dhe monografike, të cilat janë pritur mjaft mire nga lexuesi dhe kritika. Ja disa prej tyre: ”Një kullë në histori” – “Mirgeralb”, Tiranë 2007, “Skifteri i Munellës” – Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë 2009, “Gjeniu i çiftelisë” – Tiranë 2014, “Princi i rapsodisë shqiptare” - Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë 2010, “Sofra pukjane” – “Gent – grafik”, Tiranë 2016, “Bardhok Biba dhe Mirdita” – “Geer”, Tiranë 2019, “Mark Nikolli - Artisti popullor i skenës” – Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë 2018 dhe “Një jetë përmes ditarit”, ku përshkruan historinë e familjes, jetën dhe veprimtarinë e tij ndër vite. – Në veprat e mija, - thekson Marku, - ka një kontribut të rendësishëm edhe redaktori i shquar Ndue Dedaj, i cili më ka ndihmuar së tepërmi, jo vetëm me redaktimet, por edhe me vrejtjet dhe sugjerimet që më bën. Vërtëtë është për t’u vlerësuar puna e palodhur dhe plot pasion e shkrimtarit dhe studiuesit të shquar Ndue Dedaj. Duhet theksuar se Marku ka qënë dhe është një personalitet i shquar që dallohej për seriozitet dhe korrektesë. Kjo bëhej e mundur, sepse që në moshë të re ka mbajtur dhe vazhdon ëndë dhe sot të mbajë ditar. Ka një kujtesë fenomenale për shumë ngjarje dhe ndodhi, prandaj flet me siguri për problemet që shtrohen në biseda të ndryshme.

Përmes kujtimeve të shokëve dhe kolegëve të tij, që kemi patur fatin t’i takojmë dhe të bisedojmë më ta, lartësohet figura e madhërishme e prof. Markut, këtij edukatori, studiuesi dhe njeriu me vlera të veçanta, vlerësohet puna plot përkushtim dhe veprimtaria plot vetmohim, të cilën e kujtojnë me aq respekt dhe dashuri jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe shokët, miqtë dhe nxënësit e tij të dashur. Kështu, mes shokësh, sot jo rrallë përshkuajm plot emocion dhe ndjenjë momentet më të bukura të jetës, veprimtarisë, punës plot përkushtim të mësuesit të apasionuar Mark Mesuli, kur jepte mësim atje në fshatin e bukur malorë të Gjeganit, kur emri i tij tashmë i njohur, dilte në faqet e gazetave dhe revistave të ndryshme shkencore dhe kombëtare. Kështu mësuesi i ri, krahas mësimit dhe edukimit shkruante artikuj të ndryshëm letrarë dhe studimorë, duke përhapur ngado njohuri, dije dhe kulturë. Të tillë e kujtojnë prof. Mark Mesulin shokët dhe miqtë e tij më të afërt, studiuesi i njohur Xhemal Meça, regjisori i shquar Fran Vuka, studiuesi Riza Hoxha, studiuesi Riza Tafilaku, krijuesi Fran Cara, studiuesi Idriz Ahmetaj, tashmë i ndjerë, për të cilin edhe Marku na flet me superlativa për punën, krijimtarinë dhe figurën e tij. – Ishte një intelektual, edukator dhe krijues i spikatur, - na thotë Marku. Pasi mendohet pak, gjithë emocion shton: - Ka shkruar disa vepra, madje është autor i gjashtë librave, ku dallon monografia “Zeneli ynë i paharruar”, kushtuar personazhit real të Migjenit të madh Zenel Islamit, në të cilin autori pati sjellë fakte të reja nga jeta reale e tij.

E ka të vështirë studiuesi të flasë për jetën dhe veprën e tij, megjith pyetjet e shpeshta që detyrohem t’i drejtoj, por vepra e tij flet vetë, flet mendja e tij brilante që ka prodhuar gjithë këto libra, flet dora e tij e palodhur që i ka shkruar aq mjeshtërisht. Libri i tij “Gjeniu i Çiftelisë”, kushtuar virtuozit të paperseritshëm në muzikën folklorike shqiptare Ndue Shyti, është një monografi e realizuar bukur që ngërthen në vetvete momentet kryesore të jetës dhe veprës së artistit të madh. Ka qënë e vështirë për autorin për të përshkruar realisht gjithë rrugën krijuese dhe atë të rritjes së këtij gjiniu të lindur atje mes maleve të Gjegjanit, rritur ndër lëndinat e bjeshkëve të Tërbunit dhe mekuar me këngën magjike të bilbilave. Por autori ja ka dalë me sukses të realizojë një libër të bukur ku sintetizohet jeta plot punë dhe përpjekje e rapsodit të njohur për të arritur majat e artit të interpretimit. Marku ka ditur të gërshetojë dhe përshkruaj bukur rrugën jetësore dhe artistike 50 vjeçare të artistit të madh, duke gërshetuar me kujdes aspekte të jetës së tij, me humorin e hollë prej malsori të virtuozit. Për këtë cilësi të dukshme dhe batudat e here pashershme që nxirrte, na tregon edhe regjisori i njohur Fran Vuka, një nga miqtë e tij më të afërt.

E ndërsa bëjmë një shëtitje në pjesën jugore të qytetit, atje ku autoritetet e pushtetit vendorë kanë sistemuar një liqen të bukur natyral dhe kënë ndërtuar një shetitore mjaft funksionale, e cila nuk rrinte asnjë cast pa visitorë, miku ynë ndalet dhe nga çanta e tij nxjerr librin “Skifteri i Munellës”. – Ky është një libër modest, që ia kam kushtuar një prej intelektualëve të pare pukjanë që kanë punuar me ndershmëri dhe kanë lënë vepra të shquare për atdheun dhe për popullin, - sqaron i entuziazmuar Marku. Megjithatë, Marku na thotë se ka për zemër edhe disa vepra të tjera që shërbyen si prelude lavdie për të artdhur tek kjo vepër, sidomos monografinë “Skifteri i Munellës” kushtuar ing. Pal Nikoll Marku, themelues i shërbimit sinoptik shqiptar në Tiranë dhe më vonë, iniciues për ndërtimin e bibliotekës shkencore të rafinerisë së naftës në qytetin e Kuçovës. Jam kurioz të di pak më shumë për këtë figure të shquar të shkencës shqiptare. Marku sikur e kupton dëshirën time, prandaj vazhdon: - Më kishin thenë se në qytetin Stalin, sot Dimal, jetonte një intelektual i shquar me origjinë nga Puka, i cili kishte ndërtuar në këtë qytet një bibliotekë shkencore, më të pasurën në vend, vepër e të paharrueshmit ing. Pal Nikolla. Në të vërtetë, Pali ishte përfaqësuesi më i denjë i vlerave të krahinës së Pukës në qytetet naftëtare. Në fakt, Pali e ka nisur aktivitëtin e tij si mësues në fshatrat e Pukës, por si kërkesë e kohës, iu mundësua një burse studimi në Shkollën e Aviacionit në Beograd. Pasi kthehet në atdhe aty nga viti 1948, fillon punë si specialist metereologjie në stacionin sinoptik të aeroportit të Tiranës, ku pak më vonë e gjejmë shef të tij. Aty nga viti 1955, e dërgojnë për nevoja pune të specializohet në Bullgari dhe pasi kthehet, emërohet nga autoritetet shtetërore në aviacionin e qytetit Stalin, ku punoi me përkushtim për të vënë mbi baza shkencore punën në këtë sektor të vështirë, duke arritur rezultate të larta dhe duke u njohur si personalitet i shquar i kësaj fushe.

Aty nga viti 1961, megjith punën e mire dhe plot pasion që po bënte, befasisht largohet nga puna në aeroportin ushtarak për arësye të pashpjeguara dhe largohet për pak kohë në vendlindje, por pas dy vjetësh rikthehet përsëri në punë, pasi autoritetet kishin shumë nevojë për mendjen dhe këshillat e tij. Kështu në vitin 1963, rikthehet Qytetin Stalin, me një project dhe zotim në mendje, për të ngritur dhe vënë në funksion një bibliotekë shkencore, unikale nga më të mirën në Shqipëri, e cila sipas të dhënave dispononte rreth 12.500 ekzemplarë dhe material studimore dhe shkencor në gjuhën shqipe dhe të huaj. Megjithse punoi pa u lodhur dhe krijoi një opinion për t’u patur zili, përsëri dënohet dhe largohet nga puna në vitin 1975, duke e dërguar si punëtor krahu në fonderinë e Uzinës Mekanike, megjithse dispononte një bagazh njohurishë shkencore të rralla për kohën. Pasi hesht pak, si për të më thenë se këtu mbaron shkurtimisht historia rrënqethëse e jetës dhe veprimtarisë shkencore të Pal Nikollës, ai shton: - Këto dhe shumë ngjarje dhe moment jetësore të tjera kam pasqyruar në këtë monografi që më ngacmon kujtimet sa here e përmend emrin e tij, sepse jam përpjekur të shfaq para lexuesit një personalitet të shquar të shkencës hidrometereologjike shqiptare, një shkencëtar të devotshëm dhe një njeri të urtë dhe fisnik mirditorë.

Një nga monografitë që vlerësohen për seriozitetin, nivelin dhe ngjarjet që përshkruhen është edhe vepra “Bardhok Biba dhe Mirdita”, për të cilën autori më thotë se i është dashur shumë punë për të siguruar material dhe dëshmi historike. - Nga materialet e shfletuara dhe nga ngjarjet dhe faktet që përshkruhen në libër, kam vënë re se Bardhok Biba mbetet një monument në zemrat e të gjithë shqiptarëve, si pishtar i përhapjes së arsimit, dijes dhe kultures, - i them studiuesit. Ndërsa ai e çon më tej mendimin tim duke shtuar: - Bardhok Biba është hero i kombit, sepse edhe se ka rreth 74 vjet që ka rënë për atdhe, emri dhe vepra e tij mbeten të pavdekshme Ai është përsëri gjallë, sepse është gjallë shkolla shqipe për të cilën ai u flijua. Ai do të jetë gjallë për aq kohë sa do të ekzistojë Shqipëria, sa të ekzistojë shkolla shqipe. Pavdeksinë heroi e pati siguruar me fjalën e tij, me veprën e tij, sepse mbetet një simbol i rezistencës e vetmohimit për hapjen e shkollave në trojet shqiptare dhe përhapjen e dritës së diturisë në mbarë kombin shqiptarë. Ky ka qënë edhe mesazhi që kam dashur të përcjell përmes këtij materiali, - përfundon mendimin shkrimtari dhe studiuesi i njohur Mark Mesuli. Kujtimet, mbresat dhe përshkrimet për punën, jetën dhe veprimtarinë krijuese të tij, të mbushin me emocione të papërshkrueshme. Janë aq interesante, të bukura të thjeshta, por edhe të dhinbshme saqë edhe lexuesi i përjeton me emocion problemet dhe vështirësitë, hidhërimet dhe gëzimet qe pati kaluar krijuesi i njohur. Marku e kujton shpesh humbjen fatale të së bijës Diana, në lulen e rinisë, nga dora gjakatare e bandave që kishin pushtuar vendin në vitet 1997 – 1998. Marr guximin t’a pyes mikun tim të dashur rreth kësaj ngjarje tragjike: - Ka qënë një nga momentet më të vështira të jetës sime, nis tregimin Marku. Si mendohet pak, me sy të përlotur dhe zë që i dridhej nga dhimbja shton: - Ishte shtator i vitit 1988, kur familja jonë po pergatitej --për fejesën e Agostinit që do bëhej me 2 shtator të atij viti. Po udhëtonim në një kamionçinë së bashku me ca miq të mijtë, nga Tirana për në Gjegjan. Me mua ishin edhe dy djemtë Arbeni dhe Agostini, si dhe vajza e sapoardhur nga Greqia Diana. Tek vendi i quajtur Shkallat e Rrasit, na dalin ca njerëz me maska dhe pa na paralajmeruar gjuajn me breshëri. Një plumb i mallkuar më plagosi mua dhe përshkoi trupin e Dianës duke e lënë të vdekur në vend… Këtu Marku pushon së treguari, pasi e përshkojnë kujtime dhe emocione të fuqishme. Pasi qetësohet pak, shton: - …Dhimbja ishte e madhe, gëzimi u kthye në hidhërim të thellë, por na duhej të ishim të fortë, ta mposhtnim dhimbjen ashtu siç e ka zakon shqiptari. Ka qënë një ngjaeje tepër e dhimbshme që ka lënë gjurmë të thella në kujtesën dhe qënien time, - përfundon ai.

Ka ngjarje të bukura mbreslënëse në jetën dhe veprimtarinë krijuese të tij, ka ndodhi të gëzueshme dhe të hidhura, që të zgjojnë kujtime të zymta për të kaluarën, por edhe mbresëlënëse për të tashmen. Gjatë shetitjes nëpër bulevardet e gurta të qytetit, studiuesi na tregon një ngjarje interesante: - Isha delegat në Kongresin e BPSH në vitin 1982. Në dhomën ku na akomoduan ishte edhe prof. Jup Kastrati, të cilin e njihja që në fakultet. Po bisedonim së bashku me profesorin, kur u afrua pranë nesh kompozitori i njohur Pjetër Gaci. Gjatë bisedës me të, na tregoi se si kishte lindur kënga ”Ushton Gryka e Kaçanikut”, ku mes tjerash tha: “Ishim bërë gati prej disa ditësh, pasi Ansambli ynë Artistik do të jepte shfaqje në Kosovë… Sapo u nisëm u përhap lajmi se do të kalonim nga Gryka e Kaçanikut. Artistën që ishin në autobus u angazhuan që të krijonin disa vargje të bukura për grykën legjendare nga do të kalonim… Nën drejtimin e mjeshtrit Paulin Shtjefni realizuam me kujdes tekstin e këngës, ndërsa unë realizova kompozimin e saj…!. Dhe kënga u bë hit, pasi siç dihet, u interpretua mjeshtërisht nga këngëtari i njohur kosovarë Esad Bicurri, por ndoshta pakkush e di sot, se teksti i kësaj kënge është shkruar nga Paulin Shtjefni dhe kompozuar nga Pjetër Gaci, pikërisht në vendin ku u zhvillua beteja e përgjakshme me ushtrinë osmane nën drejtimin e patriotit Idriz Seferi, aty ku heroizmi i trimave dardanë u ngrit në peidestal. Përmes këtyre kujtimeve të bukura, përmes veprës së tij me shumë vlera, perms bisedave të këndëshme, lartësohet deri në zenit figura e studiuesi të njohur Mark Mesuli, këtij mësuesi dhe drejtuesi të spikatur, këtij njeriu me vlera të padiskutueshme, të cilin e duan dhe e respektojnë me aq dashuri dhe pathos njerzit e tij të dashur, miqtë, shokët, lexuesit këtë figurë të njohur të letrave shqipe.

Ai ka një bibliotekë të pasur, bibliotekë - arkiv, nga më të rrallat në vendin tonë, me rreth 5200 njësi letrare. Në bibliotekë, vend të veçantë zinte literatura pedagogjike dhe ajo historike që autori e kishte mjaft për zemër. Në bibliotekën e tij ka një koleksion librash të vjetër që studiuesi i shfleton herë pashere. Ja, aty mes librave, mes shkrimeve dhe dorëshkrimeve do t’a gjesh kurdoherë mësuesin e nderuar, drejtuesin shembullorë dhe studiuesin e mirënjohur Mark Mesuli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat