Për ty jam eidezë

Kultura

Për ty jam eidezë

Nga: Vjollca Aliu Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:06
Vjollca Aliu

Si libër i pa lexuar e këngë e pa kënduar,

Si melodi e pa dëgjuar e zjarr i pa shuar,

Si ujë i pa turbulluar e si deti i pa trazuar

Jam UNË për TY.

Për TY që s’më kupton,

Jam libër i pa lexuar e këngë e pa kënduar.

Për TY që s’ndjen asgjë,

Jam melodi e pa dëgjuar.

Për TY që të djeg,

Jam zjarr i pa shuar.

Për TY që me mua s’arrite t’lundrosh,

Jam ujë i pa turbulluar.

Për TY që kurrë s’arrite t’më turbullosh,

Jam si deti i pa trazuar.

Jam UNË  ajo që isha,

E TI nuk ishe dhe as nuk je, 

As libër, as këngë, as melodi,

Nuk e di dhe a je njeri?

Nuk je as zjarr, as ujë, as det,

…sepse ishe dhe mbete vet,

Labirint i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat